Qeveria e Kosovës të trajtoj banorët e Luginës si shqiptarë dhe jo si qytetarë të Serbisë
Lokale

Qeveria e Kosovës të trajtoj banorët e Luginës si shqiptarë dhe jo si qytetarë të Serbisë

09.Feb.2020 09:03
0

Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, kanë kërkuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që t’i përjashtojë ata nga masa e reciprocitetit  ndaj Serbisë, e cila është  paralajmëruar si element që do të zëvendësoj tarifën 100% për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjë Hercegovinës.

Disa qytetarë i kanë thënë RTK’së, që ata duhet të përjashtohen ata nga masa e reciprocitetit  ndaj Serbisë.

Shqiptarët e Luginës konsiderojnë se kjo masë do t`i dëmtoj ata, duke pas për bazë taksën e automjeteve  disa vite më parë e cila u shkaktoi dëme të  konsiderueshme material dhe kufizim të qarkullimit të lirë.

Përkundër faktit se në paraqitjen e tij të parë para ligjvënësve kosovarë, kryeministri Kurti nuk i përmendi shqiptarët e Luginës së Preshevës, formimit të qeverisë së re iu kanë gëzuar edhe shqiptarët e kësaj krahine, por ata kërkojnë që të trajtohen si shqiptarë dhe jo si qytetarë të Serbisë.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/resheve-protesta.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Deputeti i Serbisë: Me shkëmbimin e territoreve Kosova dhe Serbia s'do të humbin pjesë të territorit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration