Qeveria e Kosovës miraton masat e reja kundër koronavirusit (lexo me kujdes)
Lokale

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja kundër koronavirusit (lexo me kujdes)

02.Nov.2020 06:58
0

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit, gjatë një mbledhjeje të mbajtur të dielën në formën online.

Këto masa do të shqyrtohen pas dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, thotë qeveria.

Masat u prezantuan nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të shtunën, pas një takimi që pati me Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë e koronavirusit.

Ndër masat e reja është orari i punës për sektorin e gastronomisë dhe qendrave tregtare. Këto nuk mund të punojnë nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Po ashtu, qytetarët mbi 65 vjeç do të kenë orar të caktuar të qarkullimit. Përkatësisht, ata do të mund të lëvizin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00. Jashtë këtij orari, ata mund të dalin vetëm për nevoja shëndetësore.

Ndërkaq, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna janë liruar që të dalin në punë dhe punëdhënësit e tyre, sipas qeverisë, obligohen t’u krijojnë kushte për angazhimin e tyre online nga shtëpia.

Për të hyrë në Kosovë, duhet të prezantojnë një test negativ PCR, të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë, që janë të listuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Sipas masave të reja, institucionet publike dhe private, obligohen që “të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me Manualin për mbrojte nga përhapja e COVID -19, dhe për këtë qëllim do të inspektohen nga organet kompetente”.

Po ashtu, në fuqi mbetet edhe masa për mosgrumbullim më shumë se pesë personave në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike.

 

Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, duhet ta organizojnë mësimin në formën online, ndërkaq, provimet, puna praktike dhe laboratorike “organizohen normalisht, por duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ndërkaq, çerdheve publike dhe private u kërkohet vlerësimi dhe mbikëqyrja nga autoritetet komunale, ashtu siç përcaktohet në Manualin për mbrojtje nga COVID-19.

“Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte”, thuhet në vendimin e qeverisë sa i përket punës së çerdheve.

Sa i përket aktiviteteve kulturore në institucionet qendrore dhe komunale si teatrot, bibliotekat, galeritë, kinematë, qendrat rinore, muzetë etj, lejohet veprimtaria e tyre, por duke shfrytëzuar vetëm 30 për qind të hapësirave të objekteve përkatëse.
Ngjarjet sportive, në hapësira të mbyllura dhe të hapura, mund të mbahen, por me kufizime të pjesëmarrësve.

Sipas masave të qeverisë, në hapësira të mbyllura, gjatë stërvitjeve sportive, mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri ne 50 persona, por duke respektuar protokollet e përcaktuara në Manualin për mbrojtje nga COVID-19.

 

Po ashtu, lejohet aktiviteti i fitneseve dhe pishinave të mbyllura për aktivitete individuale, duke shfrytëzuar vetëm 40 për qind të hapësirave.

Ndaj shkelësve të masave, përfshirë menaxhmentet e institucioneve publike dhe private që kanë për detyrë zbatimin e këtyre rregullave, organet kompetente duhet të shqiptojnë masa ndëshkuese, duke u thirrur në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, thuhet në vendimin e qeverisë.

Miratimi i masave të reja vjen pasi Kosova ditëve të fundit ka regjistruar numër të madh të rasteve të reja me koronavirus.

Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,834 raste të reja.

Në total, që prej fillimit të pandemisë e deri më 1 nëntor, janë regjistruar 20,179 raste me koronavirus.

Prej tyre, 688 pacientë kanë vdekur dhe 15,611 janë shëruar.

Raste aktive vazhdojnë të jenë 3,880.

Për të parë të gjitha masat e miratuara nga qeveria, klikoni KËTU.

 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/everia-kosoves-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration