Qendra Klinike në Nish sqaron gjendjen e pacientes që u aksidentua në afërsi të Bujanocit
Në aksidentin e trafikut që ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Turi të komunës së Bujanocit, një e re ka mbetur e lënduar rëndë, konfirmohet nga drejtoria e Policisë në Vrajë, transmeton Titulli.com.
Aksidenti ka ndodhur kur automjeti i pasagjerëve tip “Volkswagen” i drejtuar nga një vajzë (20) ka dalë nga rruga.
Me atë rast vajza ka pësuar lëndime të rënda, përcjellë Titulli.com.
Sipas njoftimit të policisë asaj i është dhënë ndihma mjekësore fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Vrajës, nga ku është transferuar në Qendrën Klinike në Nish.
"Pacienti E.S u shtrua me një hematomë të mëlçisë. Ajo është e vetëdijshme për parametrat jetikë aktualisht të qëndrueshëm. Gjendet në Klinikën e Anestezisë në repartin e kujdesit intensiv" thonë nga Qendra Mjekësore Universitare Nish.
Punonjësit e policisë rrugore të autorizuar nga prokurori publik kanë kryer hetime./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/dihma-shpejt.jpg): failed to open stream: No such file or directory