Qazimi: Në Këshillin Kombëtar Shqiptar po reflektohen pazaret u ulëta
Isha kandidati për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Levent Qazimi ka reaguar ndaj zhvillimeve në këtë institucion.
Reagimi i plotë në Facebook nga Levent Qazimi:
Këshilli Kombëtar Shqiptar i shantazhueshëm dhe shkelës i rregullores.
Shprehi shqetësimin tim në lidhje me punën e KNSh-së, ku ky institucion po i shkell rregullat në dobi të pazareve politike dhe shantazheve që po i bëjnë partnerët e koalicionit ndaj kryetarit të saj.
Dy herë radhazi po dështon mbledhja e kuvendit të KNSh-së, e para e datës 31.10.2023 dështoi me arsyetimin se e kanë pranuar një kërkesë nga një komision i shkollës fillore "Muharrem Kadriu" dhe se kjo kërkesë është në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi, e njeta duhet të bëhet nga këshilli i shkollës.
Pas 40 minuta vonesë kryetari i KNSh-së na njoftoi se mbledhja nuk do të mbahet atë ditë dhe se do të na njoftoje për mbledhjen e radhës.
Më datë 02.11.2023 në ora 09:00 më telefonuan nga KNSh dhe më thanë se mbledhja do të mbahet në ora 10:00 po atë ditë. Kjo është shkelje e rregullores së KNSh-së dhe ligjeve në fuqi, sepse mbledhja e rregullt duhet të thirret së paku 72 orë para mbajtjes.
Ne këshilltarët e APN-së nuk iu përgjigjëm kësaj ftese.
Por mbledhja dështoi sepse edhe dikush nga koalicioni qeverisës nuk iu përgjigj ftesës, por jo për arsye të shkeljes së rregullores, por për shkak se në KNSh po reflektohet pazaret u ulëta në pushtet lokal.