PVD shpall Ardita Sinanin, kandidate për kryetare të komunës të Preshevës
Lokale

PVD shpall Ardita Sinanin, kandidate për kryetare të komunës të Preshevës

26.Dec.2020 22:12
0

Kryesia e degës së PVD-së në Preshevë përmes një komunikate për opinion njofton se Ardita Sinani është zgjedhur kandidate për kryetare të  komunës të Preshevës në zgjedhjet që pritet të mbahen në vitin 2021 edhe pse akoma nuk janë shpallur.

Kjo është komunikat e plotë e PVD-së:

Sot, kryesia e Degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, ka zgjedhur znj.Ardita Sinani, për kandidate për kryetare të Komunës të Preshevës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, që do të zhvillohen në muajt e parë të vitit 2021.

Këto zgjedhje lokale nuk janë vetëm të jashtëzakonshme për shkak të dështimit të Shqiprim Arifit. E as për shkak të dështimit të tij për ta sjellur ndryshimin pozitiv, të cilin fillimisht dhe shkurtimisht e mbështeti edhe PVD-ja, që i bëri dymbëdhjetë vjet opozitarizëm keqqeverisjes së Ragmi Mustafës.
 
Këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme sidomos për shkak se janë mundësi për ta hapur një kapitull të ri. Komuna e Preshevës meriton një qeverisje më të mirë, në shërbim të të gjithë qytetarëve. Këtë qeverisje të mirë nuk e duan ata që e përdorin pushtetin lokal në shërbim të interesave të tyre personale dhe grupore. Siç u dëshmua kur këta individë dhe grupe (para)politike nuk zgjodhën metoda për ta rrëzuar nga funksioni i kryetares së Komunës, znj.Ardita Sinani, vetëm për shkak se simbolizonte të kundërten e tyre dhe pengonte realizimin e interesave të tyre private.
 
Koha ka dëshmuar se krahas rivalëve të saj në Preshevë, znj.Ardita Sinani është opsioni që garanton qeverisjen më të mirë në interes të qytetarëve. Këto zgjedhje janë mundësi që nuk duhet humbur. Por, zgjidhja për t’i dhënë fund qeverisjes skandaloze të Shqiprim Arifit nuk është kthimi tek Ragmi Mustafa dhe hijet e tij. Por, tek shkëputja përfundimtare me modelin e tyre.
 
Në këto zgjedhje do të zgjedhim se a duam që Presheva të qeveriset ende prej modelit Shqiprim Arifi dhe Ragmi Mustafa, apo për të kundërtën e tyre.
 
Rrjedhimisht, ftojmë të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës, të cilët duan ta hapin një kapitull të ri në Preshevë duke u shkëputur nga qeverisjet e modelit Shqiprim Arifi dhe Ragmi Mustafa; që të angazhohen, mobilizohen, organizohen, solidarizohen, bashkohen dhe veprojnë, për ta bërë realitet shkëputjen e madhe me keqqeverisjen.
 
Shërbimi për Informim i Partisë për Veprim Demokratik
 
 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rdita-sinani-pvd.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration