PVD:  Refuzohen ankesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, s'ka rivotim
Lokale

PVD: Refuzohen ankesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, s'ka rivotim

16.Apr.2022 09:41
0

Partia për Veprim Demokratik përmes një njoftimi në Facebook nga sqaruar situatën lidhur me ankesat që janë bërë për përsëritjen e zgjedhjeve në dy vendvotime në komunën e Bujanocit.

Njoftimi nga Partia për Veprim Demokratik:

Komisioni Republikan Zgjedhor, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë, ka refuzuar ankesat e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, për përsëritjen e zgjedhjeve në dy vendvotime në komunën e Bujanocit.
Edhe pse bëhet fjalë për shkelje të rënda ligjore, KRZ zgjodhi vendimin politik para vendimit profesional.
 
Nuk ka mjaftuar as procesverbali i policisë për mbylljen e vendvotimit numër 13 dy orë para skadimit të kohës për votim e as dëshmitë e deklaratat e votuesëve që iu ka pamundësuar realizimi i të drejtës së votës.
 
Për KRZ, madje, nuk ka vlejtur as Neni 116, pargrafi 1, pika 3, Neni 92, pika 4., Neni 115, paragrafi 1, pika 1 të Ligjit për zgjedhjet për deputet popullor.
 
Për KRZ, në mbledhjen e mbrëmshme ka vlejtur vetëm një gjë: numrat dhe mbivotimi.
 
Jo për rrespektimin e Ligjit në fuqi por për realizimin e një nismë tanimë të njohur politike.
 
Për Parlamentin pa shqiptarë.
 
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës do të vazhdojë betejën për drejtësi edhe në instancën e fundit, në Gjykatën Administrative, si stacionin e fundit për realizimin e kësaj të drejte të mohuar.
 
Opinioni do të njoftohet me kohë për të gjitha ndodhitë rreth rrjedhës së këtij procesi.
 
Shtabi zgjedhor i PVD
copy(/home/titulli/public_html/images/image/amberi-kshl.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration