PVD me entuziazëm hapë fushatën parazgjedhore në Preshevë
Lokale

PVD me entuziazëm hapë fushatën parazgjedhore në Preshevë

14.Nov.2017 08:07
0
Partia për Veprim Demokratik ka hapur zyrtarisht fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen më 24 Dhjetor në komunën e Preshevës.

Riza Halimi, kryetar i PVD-së theksoi se subjekti ka kandidatin më të përgatitur për kryetar komune, një femër e dëshmuar në profesion, por edhe në udhëheqje.

Shaip Kamberi, nënkryetar i PVD-së u shpreh se për t’ia arritur qëllimit dhe synimit të caktuar nga PVD, Ardita Sinani do ta ketë mbështetjen e gjithë strukturës së subjektit dhe se i ka rënë të ketë një ndër përgjegjësitë më të mëdha në histori.

Ardita Sinani e entuziazmuar nga masa e pranishme në sallë falënderoi të gjithë të pranishmit duke theksuar se para kësaj mase dhe kësaj energjie, ndihet shumë e vogël.

Ajo falënderoi gjithashtu PVD se në që në këto zgjedhje ia kishte besuar asaj përgjegjësinë që ajo të jetë kandidate për kryetare të komunës.

Partia për Veprim Demokratik në Preshevë është partia e parë që ka hapur fushatën parazgjedhore ndërsa deri më tani asnjë listë zgjedhore nuk ka dorëzuar dokumentacionin në komisionin komunal zgjedhorë  për pjesëmarrje në zgjedhjet 24 Dhjetorit./Titulli.com/

Policia: Në fundjavë janë shënuar dy aksidente në komunikacion
Në Bujanoc dhe Preshevë vijojnë shkollimin fillorë 62 nxënës-refugjatë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration