Lokale
PVD dorëzohet para pushetit, tani e tutje opozitë aktive
Kryesia e Degës së PVD-së, në mbledhjen e sotme, krijoi grupet punuese profesionale, me detyrë të përcjelljes së ligjmërisë së punës të vetëadministrimit lokal, ndërmarrjeve dhe institucioneve lokale, organeve shtetërore lidhur me zbatimin e ligjmërisë në rrespektimin e të drejtave kolektive dhe individuale të shqiptarëve, thuhet në faqen zyrtare të facebook-ut të Shaip Kamberit.
Njëkohësisht, këto grupe profesionale, për nevojat e Kryesisë dhe këshilltarëve komunal, do të përgatisin iniciativa që kanë për qëllim realizimin e çështjeve konkrete në të mirë të qytetarëve.
Kryesia e PVD-së, dega në Bujanoc, ka themeluar shtatë grupe punuese profesionale nga lëmitë e ndryshme. Ato janë:
- Grupi për përcjelljen e punës së Kuvendit dhe administratës komunale,
- Grupi për përcjelljen e punës së ndërmarrjeve dhe institucioneve publike,
- Grupi për përcjelljen e investimeve,
- Grupi për përcjelljen e punës në arsim,
- Grupi për media dhe përcjelljen e punës së RTB-së ,
- Grupi për rini, sport dhe kulturë,
- Grupi për buxhet dhe financa.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/shaip-kamberi-konference-copy.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!