Punim për konferencë: Përdorimi i forcës në konfliktet e armatosura sipas fesë islame
Lokale

Punim për konferencë: Përdorimi i forcës në konfliktet e armatosura sipas fesë islame

04.Dec.2019 10:54
0

PËRDORIMI I FORCËS:

ÇKA NËNKUPTON, KUR LEJOHET DHE KUSH E LEGJITIMON ATË 

Me përdorimin e forcës nënkupton:

Shpallja e luftës, e cila është metoda e fundit kur dështojnë mënyrat tjera për zgjidhjen e një konflikti, ose zhvillimi i luftës për të arritur paqen mes palëve në konflikt. 

Sipas dijetarëve të jurispudencës islame –fukahave musliman-, lufta nënkupton, përdorimin e forcës për mbrojtje nga armiku ose dalja nga zullumi apo pushtimi, ose ndihma apo mbrojtja e të dobëtëve.

“ Dhe ne raste të veçanta ishte për përhapjen dhe shpalljen e Islamit aty ku kishte pengesa të forcës, ose kur armiku refuzonte marrëveshjen e paqes me muslimanet“

Allahu në Kuran thotë: “ Nëse ata ( armiku ) shfaqin prirje për paqe, atëherë edhe ti ano nga ajo dhe mbështetu tek Allahu, sepse, vërtet, Ai dëgjon dhe di gjithçka “.   ( Kuran  8 – 61 ) 

Politikat e asaj kohe në ato vende funksiononin se nëse vendet nuk kanë mes vete marrëveshje paqe, atëherë ato llogariteshin se mund të jenë gjithnjë në gjendje lufte dhe mund ta sulmojnë njëra tjetrën.

Dhe Islami në fillim të formimit të shtetit dhe plotësimit të fesë natyrisht se ishte i synuar për sulme nga të gjitha anët. 

Ndërsa thënia e Muhamedit a.s. që shumë e kuptojnë dhe e komentojnë ndryshe: “ Jam urdhëruar që ti luftoj njerëzit deri sa të thonë La ilahe il-lallah „

Kuptimi është ky: / Jam urdhëruar që gjithkund ta përhapi dhe të dërgoj islamin atje,, e nëse pengohem deri në arritje te ai vend i caktuar, atëherë duhet ta përdori edhe forcën për të arritur te ta /.

E pasi të komunikon me atë popull në atë vend dhe ata e pranonin islamin, ose bënin marrëveshjen e paqes, atëherë lufta ishte e ndaluar rreptësisht me ata.

Allahu në Kuran thotë për këtë kuptim: “ ... Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk hyjnë në luftë kundër jush dhe ju ofrojnë paqe, atëherë për ju Allahu nuk lë shteg që të luftoni kundër tyre “.

( Kuran   4  -  90 ). 

Fukahatë bashkohorë si Kardavi, Abdulhamid Kishku dhe shumë të tjerë në Egjipt dhe vende të tjera thonë se:

Nuk lejohet lufta ndaj një populli tjetër vetëm se nuk janë musliman,, sepse Allahu në Kuran thotë: “ Nuk ka dhunë në Fe “. 

Kurse lufta e sulmit nga muslimanët nuk është legjitime fetare, përveç se në këto raste:

  1. Kur sulmohen muslimanët
  2. Ose sulmohen antarët e tyre
  3. Ose sulmohen pronat e tyre
  4. Ose kur të tjerët veprojnë për pengesën e tyre ose përçarjen mes tyre.
  5. Ose kur dëbohen nga shtëpitë dhe pronat e tyre.
  6. Ose pengohen në rrugën e shpalljes së Islamit përmes argumenteve dhe paqes.
  7. Për të ndihmuar të dëmtuarit ose të pushtuarit musliman
  8. Për mbrojtjen e atdheut etj. 

- Ky qëndrim i tyre përkrahet nga ajetet Kuranore si psh:

Allahu në Kuran thotë: “ Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Me të vërtetë Allahu i do të drejtët “.  ( Kuran  60, 8/9 ). 

Përdorimi i forcës në nivel të luftës së shenjtë  ( Xhihadi )

Fjala xhihad do të thotë: “ Dhënia e angazhimit dhe mundit, për të mirën e islamit dhe muslimanëve.

Pejgamberi Muhamedi a.s e ka cilësuar luftën e shenjtë ( Xhihadin ) si xhihad i vogël, në krahasim me angazhim ndaj vetvetes , duke i thënë xhihadi i madh.

Ai pasi që u kthye prej një luftë të madhe dhe të vështirë u tha besimtarëve: “ Jemi kthyer nga xhihadi i vogël ( lufta ) në xhihadin e madh ( lufta me veten dhe jetën ). 

Xhihadi ushtarak është lloji i vetëm i luftëtarëve që e pranon Islami, e i cili e ndalon përdorimin e forcës, për përfitime materiale apo për hakmarrje etj.

Lufta për tu llogaritur ‘xhihad i luftës se shenjtë’ patjetër duhet ti plotëson këto kushte 

  1. Të jetë e shpallur nga shteti
  2. Të ketë mbështetje Kuranore ose nga praktika e Muhamedit a.s.
  3. Pjesmarrjen e luftëtareve e legjitimon organi kompetent i shtetit
  4. Borxhliu nuk guxon të shkon në luftë, nëse nuk merr leje nga i zoti borxhit
  5. I riu nuk guxon të shkojë në luftë pa lejen e prindërve 

Përndryshe, çdo luftë, apo pjesmarrje në çfarëdo lufte tjetër, nuk ka legjitimitet fetar dhe nuk e merr pozitën e xhihadit të luftës së shenjtë.

Muhamedi a.s e kishte kthyer një djalë të ri i cili nuk kishte marrë leje nga prindërit . 

Këto janë kushtet nëse lufta duhet të zhvillohet jashtë vendit të banimit, e nëse sulmohet vendi, atëherë nuk vlejnë këto kushte, por pjesmarrja bëhet e detyrueshme për të gjithë ata që kanë mundësi të japin kontributin e tyre.

 Islami asnjëhere nuk e ka inicuar përdorimin e forcës, sepse përdorimi i forcës nuk duhet të jetë, vetëm pse të tjeret nuk hynë në Islam. Por përdorimi i forcës sipas praktikës së Pejgamberit Muhamedit a.s njihet në tre lloje të luftërave: 

  1. Lufta mbrojtëse: Nëse sulmohen duhet të mbrohen
  2. Lufta ndëshkuese: Nëse dikush sulmonte muslimanet apo aleatet e tyre
  3. Lufta parandaluese: Nëse dikush përgatitej për luftë kundër muslimanëve. 

-II-

RREGULLAT E LUFTËS APO PËRDORIMIT TE FORCËS SIPAS LEGJISLATURËS ISLAME 

Burimet apo bazat e fesë Islame për këtë janë:

Kurani, Praktika e Muhamedit a.s, dhe veprimet e halifeve dhe komandantëve në ato kohë. 

Shembull nga Kurani:

Thotë Allahu i madhëruar në Kuranin famëlartë:

“ Luftoni në rrugën e Allahut ndaj atyre që luftojnë kundër jush, por mos sulmoni ( të parët ), se Allahu nuk i do ata që sulmojnë “.  ( Kuran   2  -  190 ) 

Kurse shembulli nga praktika e Pejgamberit Muhamedit a.s është porosia e tij luftëtarëve para nisjes ose para fillimit të betejës, e ato porosi ishin: 

“Mos vritni grua, mos vritni të posalindurit, mos vritni të sëmurët, mos mashtroni, mos shkatërroni objektet fetare, mos preni deve apo lopë përveç se për ta ngrënë, mbajeni besën e dhënë, mos ia impononi askujt për të hyrë në Islam, mos i preni drunjtë, mos vritni fëmijë, mos vritni pleq, mos vritni priftin e vetmuar, mos i masakroni kufomat dhe mos e teproni në vrasje, mos i shkatërroni ndërtesat, bëni bamirësi për të zënin rob, ti nderoni dhe ti ushqeni, ti falni dhe ti mëshironi ata që dorëzohen. 

Këshilla të ngjashme kishte bërë edhe halifja i parë Ebu Bekri njërit nga komandantët e ushtrisë para nisjes për në luftë.

Porosi të tilla kanë dhënë gati shumica e komandantëve gjatë historisë islame. 

E nëse gjatë periudhave të ndryshme  të historisë Islame ka patur shkelje të këtyre rregullave nga disa nga komandantët e ushtrisë muslimane,, rregullat e legjislaturës Islame për përdorimin e forcës në luftë mbesin ato të cilat i ka porositur Kurani, pastaj Muhamedi a.s dhe për të cilat  dijetarët e lamisë së Fikhut kanë themeluar konsensus për to. 

-III-

STANDARDET NJERËZORE NË LEGJISLATURËN ISLAME 

 Përpos porosive të përgjithshme Kuranore dhe Pejgamberike dhe praktikave të komandatëve të ushtrive muslimane, dijetarët musliman në shekullin e tetë i kanë avancuar ligjet fetare të kësaj çështjeje, për të rregulluar diciplinat e luftës në raport me shtetet jo Islamike.

Dhe këto llogariteshin si “Bazat e rregullave të luftës„ të cilat i kishte vendosur dijetari i njohur i Fikhut Muhhamed Ibn Hasen Eshejbani, më pas El Evzai dhe më pas dijetarë të tjerë të lamisë së Fikhut. 

Sipas një eksperti të së drejtës humanitare ndërkombëtare, sheriati Islam gjithnjë i bllokon duart e luftëtarëve të tij ( dmth, nuk i len të lirë të veprojnë si të dojnë) sepse standardet Islamike janë të rrepta në kërkesën për vetëpërmbajtje dhe për nevojën e largimit të dëmeve të pa nevojshme, për të arritur qëllimin e caktuar. 

Ish ministri i jashtëm Pakistanez Aga Shahi në librin e tij “ Roli i Islamit në raportet ndërkombëtare bashkohore “  thotë: Edhe pse Kurani e lejon luftën për vetëmbrojtje, megjithatë ai në të njejtën kohë obligon rregullat njerëzore të luftës, për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të cilat i shkakton lufta. 

Prof. Halid Ebul Fadël, Ligjerues i lëndës së Fikhut në universitetin e Kalifornis thotë:

Porositë Islamike gjithnjë  ishin largë çdo fanatizmi apo nxitje të urrejtjes, dhe se dijetarët e fikhut Islam kanë bërë krahasime në mes interesave praktike dhe nevojave të ndryshme. 

-IV-

PËRPUTHJA MES RREGULLAVE ISLAME DHE TË DREJTËS HUMANITARE NDËRKOMBËTARE DHN 

Shumë ekspertë të së drejtës Islame bashkohore, konkludojnë se rregullat e luftës në fillim të Islamit kishin shumë elemente të ngjashme me ligjet e së drejtës ndërkombëtare.

Gjithashtu komisioni ndërkombëtarë i kryqit të kuq potencon iniciativat e para muslimane për vendosjen e rregullave të luftës në Islam.

Pastaj kufizimet obligative për luftëtarët musliman gjatë luftës, i jep luftës së shenjtë ( Xhihadit ) pamje ideologjike me bazë morale, gjë e cila ka munguar në luftërat që ishin në periudhën para Islamike.   

Kerima Bennoune // eksperte për rezistencën ndak fundamentalizmit islam, dhe raportuese speciale në kombet e bashkuara //; në revistën ‘Michigan për të drejtën ndërkombëtare’, ka shkruar duke thënë: Para marrëveshjes se Gjenevës me një mijë vjet, shumë shoqëri që kishin rregullat për mbrojtje në marrëveshjet e tyre, ato ishin prezente në mësimet Islame.

Pastaj shumë kufizime të cilat ia imponon Islami luftëtarëve të vet i tejkalojnë ato që janë të kërkuara nga DHN e Drejta Nderkombëtare Humanitare, e në veçanti në konfliktet e armatosura të brendshme. 

Sipas të drejtës së sheriatit Islam, luftëtarët musliman obligohen fetarisht që ti përmbahen marrëveshjeve të ndryshme dhe konventës se Gjenevës, të cilat i kanë nënshkruar shtetet e tyre.

( Këtu përfshihen universiteti i Az”harit, Arabia Saudite,Irani, Pakistani etj. ) 

Të gjitha këto rregulla kanë të njejtin qëllim sikur edhe DHN-ja e cila përmes këtyre rregullave rregullon kufirin e përdorimit të dhunës gjatë konflikteve të armatosura, dhe këtë në dy qëllime kryesore: 

1 – Të kursejë njerëzit ( civilët ) indirekt të kyçur në armiqësi.

2 -  Ti kufizojë efektet negative të luftës. 

DHN-ja në rregullat e saj ka përdorur tri strategji:

  1. Masat preventive
  2. Masat që sigurojnë pajtimin gjatë konfliktit
  3. Masat represive. 

-V-

LUFTAT MES PALËVE MUSLIMANE 

Pejgamberi Muhamedi a.s. luftat mes palëve muslimane që përgatiten për luftë në mes vete, i ka llogaritur pjestarët e të dyja palëve si vrasës, e jo vrasës dhe i vrarë.

Ai ka thënë: “ Nëse përballen dy muslimanë me shpata ( armë, me qëllim të vrasjes së njëri

tjetrit ), atëhere vrasësi dhe i vrari janë në zjarrë „. Pra këtu të dytë llogariten vrasës para Zotit dhe dënohen për vrasje tek Allahu i madhëruar, e që është dënimi më i madh nga të gjitha dënimet e tjera.

E nëse është lufta kur një grup sulmon tjetrin pa dëshirën e tyre, ata natyrshëm se duhet të mbrohen.

Këtu vrasësit dhe të vrarët e sulmuesëve janë vrasës mëkatarë, kurse pala mbrojtëse nëse vrasin nuk llogariten mëkatarë, e nëse vriten llogariten dëshmorë para Allahut.

Kjo situatë është në këtë pozitë edhe mes grupeve muslimane, edhe mes shteteve muslimane.

Këtu lejohet për ndërhyrje për ti ndihmuar grupit të dëmtuar nga një shtet tjetër musliman me vendim të tij zyrtar, e jo në mënyra guerile private. 

Ndërsa sa i përket kryengritjeve dhe protestave në një shtet, forcat e armatosura duhet të kenë shumë kujdes që të mos kryejnë vrasje apo tortura apo edhe maltretime, duke iu përgjigjur menjëherë urdhërdhënësit për përdorim të forcës.

Krahas llogarisë para Zotit, ata duhet të japin edhe llogari para organeve të tyre, por edhe nëpër gjykatat ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të njeriut. 

Edhe këtu përdorimi i forcës nuk guxon të ndodhë përveç se me shpalljen dhe autorizimin nga shteti, nëse shteti e llogarit se po rrezikohet pa të drejtë nga grupe apo individë me synime për ta sulmuar dhe dobësuar shtetin.

Megjithatë përdorimi i forcës nuk i lejohet, por vetëm atëherë kur nuk mund të evitohet ajo situatë me asnjë mënyrë tjetër.

Por edhe nëse duhet përdorur, duhet me çdo kusht të evitohen vrasjet, sepse këtu ka llogari edhe vrasësi direkt  edhe urdhërdhënësi. 

-VI-

MBROJTJA E CIVILËVE SIPAS LEGJISLATURËS ISLAME

Kush llogariten civilë ?

Pejgamberi Muhamedi a.s. dhe komandantët pas tij kanë përcaktuar ndalesat e caktuara të rregullave të luftës në porositë e tyre drejtuar luftëtarëve para çdo nisje për në luftë.

Ndër porositë më të rrepta ishte ajo e ndalesës së vrasjes të civilëve. 

 Por, kush llogariten civilë ?

Civilë llogariten: Gratë, fëmijët, bujqit, pjestarët e institucioneve fetare, ata të mjeksisë, të pa armatosurit etj.

Këta rreptësisht ndalohët vrasja e tyre sipas Islamit. 

Mirëpo këta mund ta humbin të drejtën e mbrojtjës nga sulmi nëse marrin pjesë në luftë, ose bartin armë me qëllim të luftimit, ose kontribojnë në informacione, apo në ndihmën e luftëtarëve, ose në dhënien e ideve dhe strategjive të luftës për luftëtarët.

Nga këtu ndërron pozita e tyre nga civilë, në pjesmarrës të luftës ose luftëtarë. 

Disa ekspertë pak më të rreptë në këtë fushë thonë se:

Vetëm dhënia e ideve apo edhe motivimi dhe përkrahja shpirtërore e luftëtarëve, apo edhe dhënia e kurajos për luftë, konsiderohet e mjaftueshme që personi ta e merr epitetin e luftëtarit dhe humbjen e mbrojtjes si civil. 

Në rast kur sulmohet vendi nga armiku apo pushtohet, të gjithë pjesmarrësit e armikut edhe pse nuk bartin armë, llogariten synim i lejuar per tu sulmuar, që nënkupton se këtu të gjitha veprimet e ndaluara bëhen të lejuara, për nevojën e mbrojtjes së Islamit dhe muslimanëve ( qytetarëve ) nga vrasja apo shkatërrimi apo masakrimi etj.

Kurse nga ana e muslimanëve, të gjithë qytetarët detyrohen të marrin pjesë për të mbrojtur apo për të çliruar atdheun. 

-VII-

PËRGJEGJËSIA PËR KRIMET E LUFTËS 

Legjislatura islame ka vendosur standarde të qarta për përgjegjësi dhe dhënie të llogarisë.

Të gjithë luftëtarët të cilët kanë bërë shkelje në rregullat e luftës, janë dënuar.

Edhe pse luftëtarët musliman nuk kan patur guximin të bëjnë krime lufte, sepse ishin të porositur nga Muhamedi a.s. ose komandantët para fillimit të luftës, për rregulla precize të luftës.

Pastaj ata kishin bindje se, edhe nëse nuk merret vesh krimi që eventualisht do ta kishin bërë,, llogaria para Zoti për ta do të jetë e pashmangshme. 

Nga ajo që është raportuar për llogaridhënie të krimeve të luftës, janë veprime që e kanë merituar

vetëm qortimin nga Muhmedi a.s., ose nga komandantët e mëvonshëm dënimin me burg. 

Pejgamberi Muhamedi a.s. ka thënë: “ Muslimani duhet të jetë i ndëgjueshëm dhe ti përgjigjet

( udhëheqësit ), në atë që e dëshiron dhe në atë që e urren, përveç nëse është urdhëruar për mëkat. E nëse është urdhëruar për mëkat atëherë as nuk e ndëgjon e as nuk i përgjigjet ”. 

Pas çlirimit  të Egjiptit, djali i udhëheqësit musliman atje Amr ibnul Aas, e rrahu një person Egjiptas pa ndonjë arsye ligjore. Mirëpo Egjiptasi e lajmëroi Kryetarin e muslimanëve Omer ibnul Hatabin.

Omeri e ftoi menjëherë Amr ibnul Asin me gjithë djalin e tij.

Pasi që e pranoi gabimin në prezencën e Egjiptasit, Omeri e dënoi aty djalin e Amrit për rrahjen e Egjiptasit. 

-VIII-

SI MUND TË PARANDALOHEN APO MINIMIZOHEN KRIMET E LUFTËS 

EDHE LUFTA KA KUFIJ:

Shpesh shtrohet pyetja: Pse gjithë këto rregulla, qofshin ato fetare apo të DHN-së, apo konventa e Gjenevës etj.,  kur ato nuk respektohen në momentin e luftës ? 

Pasi që në konfliktet e armatosura, të drejtat e njeriut me shumicë pushojnë të jenë aktive..

Dhuna sistematike dhe e organizuar e konflikteve të armatosura, përbën fyerje dhe humbje të vlerës për parimet e thella të këtyre të drejtave.

Pala më e fuqishme e cila është duke e fituar luftën, duke u krenuar me fuqinë dhe suksesin e tyre, shpesh nuk llogarisin në veprimet e bëra, e as në llogaridhënie.

Kurse pala më e dobët, apo që ëshë duke e humbur luftën, kur nuk i mbetet më se çka të humb, vepron me agresivitetin maksimal në gjithçka që i del përpara nëse i jipet mundësia. 

Për të mos u gjetur në situata të tilla, këto rregulla dhe ligje, kur u citohen luftëtarëve, e sidomos ato fetare dhe ata binden me këto rregulla, mund të ketë shumë ndikim në fushëbetejë.

Ligjet fetare dhe porositë para çdo lufte dhe përkujtimi i luftëtarëve, se në fund të fundit llogaria kryesore dhe më e madhe është te Zoti dhe gjithsesi ka pasoja negative edhe gjatë jetës, pavarësisht të panë të tjerët apo jo.. kjo ka ndikuar shumë që historia islame të jetë e pastërt nga këto krime.

Pra, legjislatura fetare islame dhe bindja e luftëtarëve me ato rregulla, kanë patur ndikim të madh që të mos ketë krime lufte gjatë konflikteve të armatosura. 

Pastaj ndikim kanë lënë edhe fjalët e Pejgamberit Muhamedit a.s. ku në një prej tyre thotë:     

” Me të vërtetë Allahu i dënon  ata të cilët i dënojnë njerëzit në këtë botë “. 

Sipas islamit: A duhet ushtarët që ti përgjigjen urdhërave të komandantit, nëse i urdhëron për shkelje të të drejtave të njeriut ?

Ushtarët ( mundësisht ) nuk duhet gjithmonë ti ndjekin urdhërat e komandantit të tyre.

Pejgamberi Muhamedi a.s. thotë: “ Nuk duhet ti përgjigjesh asnjë krijese aty ku i bëhet mëkat krijuesit “.

Dhe thotë: “ Muslimani duhet të jetë i ndëgjueshëm dhe ti përgjigjet ( udhëheqësit ), në atë që e dëshiron dhe në atë që e urren, përveç nëse është urdhëruar për mëkat.

E nëse është urdhëruar për mëkat atëherë as nuk e ndëgjon e as nuk i përgjigjet ”. 

 -IX-

NGA EVITIMI I PASOJAVE TË LUFTËS, SHPESH ËSHTË EDHE TËRHEQJA NGA LUFTA

Kjo ka ndodhur në kohën e Pejgamberit Muhamedit a.s. në betejën ‘ El muëte ‘.

Kur komandanti i  njohur musliman Halid ibnul Velidi e kuptoi se nuk po mund të fitohet lufta, por edhe nuk ka pasoja nëse tërhiqen, atëherë në mënyre taktike vendosi të tërhiqet nga lufta për të evituar humbjet e mëdha të cilat vetëm se kishin filluar në radhët e muslimanëve.

Kur ata u kthyen në Medine, Muhamedi a.s. e lavdëroi strategjinë e Halidit dhe e përkrahu atë. 

Kurse një shembull i kundërt nga fundi i shekullit të kaluar, ishte ajo e pushtimit të shtetit të Kuvajtit nga Iraku.

Për të evituar pasojat e mëdha, e tërë bashkësia ndërkombëtare bashkë me shtetet arabe dhe islame dhe me përkrahjen e institucioneve të tyre fetare dhe të dijetarëve musliman, i kërkuan Irakut tërheqjen nga Kuvajti për të evituar katastrofat e mëdha të mundshme.

Iraku nuk u tërhoq,, por më vonë u përball me katastrofën maksimale në historinë e tij.

 -X-

ÇKA PAS PËRFUNDIMIT TË KONFLIKTIT

E kemi thënë edhe në fillim se: Lufta gjithmonë duhet të zhvillohet me një vizion për paqe.

Që duhet të rezulton me rregullin: „ Falja dhe mëshira nga i forti ose fituesi,, kurse pranimi i realitetit nga pala zullumqare apo që e ka humbur betejën “.

Shembulli më i mirë për këtë është: Kur Pejgamberi Muhamedi a.s. pas shumë vujatjeve që kishte marrë nga Mekasit, ai pas tetë viteve largimi, erdhi dita kur hyri në Mekë me ushtrinë e tij dhe mekasit u dorëzuan. Ai ata i fali dhe i mëshiroi, kurse ata e pranuan relaitetin e ri në Mekë, dhe kështu u evituan shumë vrasje dhe katastrofa të mundshme.

Pastaj, për të mirën e jetës së qytetarëve duhet të tejkalohet e kaluara, dhe duhet të krijohen lidhjet mes shteteve, duke filluar nga ato ekonomike, politike, kulturore etj.

Këtu shembullin më të mirë e kemi, mes Gjermanisë dhe Francës dhe shumë shteteve të tjera në botë.

 Punim nga Mr. Ragmi Destani në konferencën e organizuar nga Komiteti i kryqit të kuq ndërkombëtar në bashkëpunim me Bashkësinë Islame të Kosovës më 26 dhe 27 nëntor 2019 në Prishtinë 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/agmi-destani.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Taksa mbyll shumë biznese në Luginë të Preshevës
Komuna e Preshevës bashkë financon 11 ndërmarrje në projektin “Inovacioni në vepër” (lista)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration