Publikohen rezultatet 100% të përpunuara: 0 deputet shqiptarë në parlamentin e Serbisë
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi pas rivotimit më 16 Prill ka publikuar rezultatet e numëruara 100% dhe nga ky rezultatet dy listat shqiptare mbesin pa përfaqësim në parlament, shkruan Titulli.com.
Sipas rezultatit të KRZ-së “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka marrë 9693 vota apo 0.25% dhe “Alternativa për Ndryshim- Alternativa Demokratike Shqiptare”ka marrë 3291 vota apo 0.09%.
Me gjithë kërkesat e listës së parë për rivotim në dy vendbanime në komunën e Bujanocit, KRZ e kishte lejuar rivotimin vetëm në vendvotimin numër 18 në Buhiq të komunës së Preshevës nga e cila nga 189 votues të regjistruar kanë votuar vetëm 32 veta.
Pas ndarjes në dy lista shqiptare për parlament të Serbisë, votuesi shqiptarë në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë i dha një goditje të rëndë politikës duke mos dalë për të votuar për parlament.
Zgjedhjet në Serbi janë mbajtur me 3 prill ndërsa më 16 prill është rivotuar edhe në komunën e Preshevës/Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ik-rezultatet-parlament.jpg): failed to open stream: No such file or directory