Lokale
Pse nuk hiqet bora nga rrugët?(foto)
Rrugët lokale në Komunën e Bujanocit, por edhe ato rajonale si ajo në magjistralen Bujanoc-Gjilan nuk janë pastruar nga bora
Për të mësuar se pse këto rrugë nuk pastrohen, sidomos në Komunën e Bujanocit, gazetari i Titullit kontaktoi Agim Halitin, udhëheqës i Drejtorisë për Ndërtim, ndërrmarie kjo e cila ka kontraktuarë kompani të ndryshme për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Në bazë të ligjit nga 5 deri në 10 centimetra borë nuk ka nevojë për intervenime, ndërsa momentalisht ne kemi 5 cm borë”, ka thënë për Titullin Haliti, duke shtuar se vozitësit e makinave duhet të jenë më të kujdesshëm në vozitje duke pasë parasyshë kushtet e krijuara.
“Ne, ditëve ne vijim duke marr pasasysh edhe ditën e sotme do ta përcjellim situatën, dhe normalisht krahas kërkesave, krahas kushteve klimatike që do te pasojn ne do të japim urdhër për aktivizimin e makinerisë për pastrimin e rrugës, si dhe hedhjen e gurëve dhe krypes”, u shpreh Haliti.
Ai shton se financat janë ato që nuk lejojnë që të intervenohet, por pritet limiti ligjorë, i cili lejonë të jenë rrugët me borë nga 5 deri në 10 centimetra.
Vlenë theksuar se edhe vitin e kaluarë pastrimi i rrugëve nga bora ishte nën nivelin e lejuar.
Në vendet Evropiane kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror janë në përcjellje të motit, dhe gjithmonë reagojnë që në fillim të reshjeve të para të borës./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/bujanoc-bora2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!