Protesta shtyhet për të premten
Lokale

Protesta shtyhet për të premten

28.Jan.2013 14:55
0
Përfaqësuesit e subjekteve politike në Bujanoc sot kanë ndryshuar datën për mbajtjen e protestës gjithëpopullore Këta përfaqësues sot kanë vendos që protesta të mbahet të premten më 1 shkurt, e jo të mërkurën sikur që kishin vendosur më herët. Sipas anëtarëve të këshillit organizativë, ora për mbajtjen e protestës do të caktohet ditëve në vijim. Në protestë do të marrin pjesë të gjitha partitë politike shqiptare që veprojnë në Bujanoc, si Partia Demokratike (PD), Partia për Veprim Demokratik (PVD), Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH). Zyrtarë të Partisë Demokratike e cila udhëheqë me komunën e Bujanocit kanë konfirmuar për Titullin se ky subjekt politik merr pjesë në protestën e gjithëpopullore, duke hedhur poshtë zërat për mospjesëmarrje në këtë protestë. Jo zyrtarisht mësohet se deri te ndryshimi i datës së mbajtjes së protestës erdhi për shkak se të mërkurën në Bujanoc do të qëndrojë Komisioneri i Lartë i OSBE-së për Pakica, Knut Vollebaek, i cili do të takohet edhe me liderët e partive politike të Luginës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/Bujanoci-28-nentori.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ky është monumentit i xhandarmërisë në Lluçan (foto)
Kosova të jetë më e qartë me politikën e vet ndaj Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration