Protesta mund të marrë kahje tjetër?
Lokale

Protesta mund të marrë kahje tjetër?

20.Jan.2013 22:27
0
Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë, në mbledhjen e mbajtur sot në orët e pasditës ka vendosur që kryetari i deritanishëm, Ragmi Mustafa ta vazhdojë punën në kabinetin e tij të komunës së Preshevës dhe udhëheqjen e partisë, raporton Titulli. Ndërsa nesër është paralajmëruar të organizohet një protestë gjithëpopullore në Preshevë ku do të dërgohen mesazhe për të gjitha padrejtësit që po i bëhen shqiptarëve në Luginë. Kryesia e PDSH-së vlerësoi se miratimi i dorëheqjes në këto momente do të ishte kundër-produktiv dhe me pasoja për politikën vendore. Protesta e paralajmëruar për nesër në orën 12:00 në Preshevë mund të marrë krejtësisht kahje tjetër. Burime informacioni i kanë thënë Titullit se një grupacion tejet i madh në shenjë pakënaqësie nesër do të kërkoj dorëheqjen e udhëheqësisë komunale në Preshevë. Në mesin e tyre ka edhe familjarë të dëshmorëve dhe veteran të luftës. Sipas këtij burimi, kah mesi i protestës do të fillojnë brohoritjet “ Dorëheqje-Dorëheqje “. Ky grup protestuesish pushtetin lokal në Preshevë e sheh si fajtorin kryesor për largimin e lapidarit. Ndryshe, kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, kishte premtuar vet disa herë se në rast të largimit të pllakës përkujtimore do të jap dorëheqje./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/protesta1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Gjendet lapidari i UÇPMB-së
Lapidari hiqet, Mustafa s’dorëhiqet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration