Lokale
Prokuroria: Reshat Bajrami vdiq nga infarkti në zemër
Rezultatet e obduksionit të kryera në trupin e të ndjerit Reshat Bajrami, të ardhura nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Nish, thonë se shqiptari nga Tërnoci në burgun e qarkut në Vranjë ka ndërruar jetë nga vdekja natyrore.
[caption id="attachment_97044" align="alignleft" width="150"] I ndjeri, Reshat Bajrami[/caption]
Prokuroria në Vranjë thekson se sot kanë ardh rezultatet e obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore nga Nishi dhe në te shkruhet se Reshat Bajrami ka vdekur si rezultat e sulmit në zemër.
“Reshat Bajrami ka vdekur si rezultat i pushimit të menjëhershëm të muskulit të zemrës, si rezultat i përkeqësimit të sëmundjes afatgjate të arterieve dhe muskujve të zemrës. Analiza toksikologjike dhe kimike e pjesëve të trupit, gjakut dhe urinës, ka dhënë rezultate negative”, shkruan në gjetjen e obduksionit, raporton Titulli.
Kujtojmë se Reshat Bajrami nga Tërnoci i komunës së Bujanocit ndërroi jetë më 21 nëntor, në burgun e qarkut në Vranjë, gjatë kohës që po mbahej në paraburgim.
Lidhur me rastin në fjalë anëtarët e familjes së Reshatit kanë ngritur dyshimet se i ndjeri është vrarë në burg, dyshime të njëjta ka paraqitur edhe faktori politik shqiptar në Luginë të Preshevës.
Fatmir Bajrami, vëllau i Reshatit, është shprehë i gatshëm në zhvarrosjen e kufomës dhe kryerjen e një obduksioni të dytë nga mjekë të huaj duke mos i besuar rezultateve të dhënë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Nish.
Reshat Bajrami po mbahej në paraburgim nën dyshimin se ishte pasagjerë në makinën “Audi” e cila shkeli për vdekje policin nga Kërshevica e Bujanocit, Goran Gjorgjeviq.
Lidhur me këtë rast, deri më sot kur kanë kaluar gati dy muaj nga aksidenti, nuk është arrestuar personi i cili ka kryer këtë vepër me fatalitet edhe pse zyrtarët policor disa here kanë deklaruar se e dinë kryerësin e kësaj vepre./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/Reshat-Bajrami-ballina.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!