Profesorët nga Universiteti i Shkupit takohen me kryetarin e KKSh-së
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), kryetari Jonuz Musliu, u takua me Dr. Zeqirja Neziri dhe Dr. Qani Mehmeti, profesor nga Universiteti i Shkupit, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.Profesor Neziri dhe Mehmeti e uruan kryetarin Musliu për zgjedhjen në krye të KKSh-së duke theksuar se ruajtja, mbrojtja dhe avancimi i kulturës dhe gjuhës shqipe është e rëndësishëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, thuhet në kumtesën e KKSh-së lëshuar pas takimit.
Kryetari Musliu me këtë rast falënderoi për vizitën që i bënë Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe sipas tij “është shumë e rëndësishme të bashkëveprojmë që edhe më tej këto lidhje t`i forcojmë dhe avancojmë përmes bashkëpunimit konkret e që për qëllim avancimin e kulturës dhe gjuhës shqipe në Luginën e Preshevës”. /Titulli.com/