Profesor Kodra vjen nga Amerika në konferencën  për të drejtat e njeriut në Preshevë (foto&video)
Lokale

Profesor Kodra vjen nga Amerika në konferencën për të drejtat e njeriut në Preshevë (foto&video)

10.Dec.2015 17:50
0
Në amfiteatrin e shtëpisë së kulturës në Preshevë u mbajt konferenca e nëntë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Përfaqësuesit të organizatave të ndryshme shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina dhe përfaqësues nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave prezantuan punimet e tyre kushtuar konventës ndërkombëtare për drejtat dhe liritë e njeriut. 

Prof. Dr. Skender Kodra, kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave me seli në Brooklyn në NeëYork duke folur  për të drejtat dhe liritë e njeriut ai tha se ato nuk respektohen edhe këtu në Serbi e as në shtetet janë nënshkruese të marrëveshjeve.

Ai theksoi se akademia që ai përfaqëson së bashku me 15 profesorë ka përgatitur një punim shkencorë që do t’i dorëzohet çdo senatori amerikan  dhe se duhet një bashkëpunim i thukët dhe i besueshëm ndërshqiptarë me qëllim që të gjithë të bashkuar të kërkojmë të drejtat. 

Kryetari i Shoqërisë Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriu në Maqedoni, Idriz Sinani tha se rruga e gjatë e popujve drejt paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës duhet të kalojë drejt Evropës Perëndimore ku roli i organizatës sonë dinjitoze të IGFM edhe në të ardhmen do të jetë objektivi i dorës së parë. 

“Në vitin 1997 Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, nënshkruan Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut. Bashkë me këtë dokument të rëndësishëm ata kanë nënshkruar edhe shumë dokumente të tjera të kësaj lëmie. Për fat të keq, këto të drejta që paraqiten në këto akte ndërkombëtare shkelen në mënyrë të pamëshirshme”, deklaroi Sinani.

Zenepe Luka, kryetare e Fondacionit Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaski” kërkoi që të bashkohet zëri i gruas intelektuale të gruas shqiptare dhe luajtur rolin e domosdoshëm në një shoqëri demokratike. 

Rexhep Abazi , kryetar i grupit për Serbi të Shoqërisë Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut tha se kjo trevë është edhe vendi ku më së shumti edhe cenohen dhe shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut, qofshin ato individuale apo edhe kolektive, e në veçanti ato kombëtare të shqiptarëve.

“Shteti i Serbisë këtu i ka mbyllur sytë para këtyre gjërave.  Nuk i sheh shqiptarët si qytetarë me të drejta të barabarta, por si qytetarë të rendit të dytë, apo të pa kurrfarë rendi“,  shtoi Abazi.

Ai poashtu elaboroi edhe për padrejtësitë tjera siç janë, moslejimi i përdorimit të flamurit kombëtar, çështja e librave etej.

“Shqiptarët e këtyre trojeve pothuajse janë të vetmit në hapsirat mbarë kombëtare ku të drejtat e tyre sistematikisht dhunohen. Presioni i pushtetit të Beogradit me metoda më të ndryshme vazhdon të diskriminoj shqiptarët në mënyrë që ata most ta ndiejn vetën të sigurt në trojet e tyre shekullore“, deklaroi Nazmi Hajredini nga Organizat e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë.

Në këtë konferencë u lexuan afro 15 kumtesa lidhur me të drejtat e njeriut, ndërsa prezantuan edhe personalitet të ndryshme të jetës kulturore mbarëkombëtare.

Margarita Xhepa, artiste e merituar, para të pranishmëve foli në pika të shkurtra lidhur me këtë tubim dhe recitoi  poezi të të madhit Lasgush Poradeci dhe poezi të tjera.

“Si artiste që jam gjithmonë kam luftuar me mish e shpirt për mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe të njeriut në përgjithësi. Duhet ë guxojmë për t’i kërkuar të drejtat e njeriut“, potencoi Xhepa.

Ky takim ishte organizuar për të shënuar ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe vlen të theksohet se nuk morrin pjesë asnjë përfaqësues të jetës politike në në Preshevë./Titulli.com/

Lugina heshtë në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, reagon Beogradi
Mitroviq: Politikanët shqiptarë t'i thonë të vërtetën qytetarëve të tyre (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration