Problemet në shkrimin e emrave të fëmijëve shqiptarë të Luginës në librat amë
Ligji për pakica nacionale në Serbi u jep të drejt bashkësive etnike që në dokumentet zyrtare emrat të shkruhen në alfabetin latin dhe në origjinalitetin e tyre, por kur shqiptarët janë në pyetje institucionet serbe nuk e përfillin ligjin.
E për të përmirësuar gabimet e qëllimshme duhet paguar taksa të veçanta, thotë Hevzi Ramadani Zëvendës kryeyeshef i administratës komunale në Preshevë
Të sapolindurit në maternitetin e Vrajës, nga shkresorja e spitalit regjistrohen me automatizëm në ofiqarin komunale të Vrajës edhe atë në serbishte dhe në shkrimin cirilik dhe nga këtu pikërisht nisin problemet.
Derisa neni 17 dhe ai 54 i Ligjit për librat amëz i Republikës së Serbisë u jep të drejt prindërve që brenda afatit prej 30 ditëve të pagëzojnë fëmijët e tyre, është shprehur Naser Arifi, avokat nga Presheva.
Problemi i emrave është trajtuar edhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptarë i cili në bashkëpunim me OSBE-në po bëjnë përpjekje për tejkalim të këtyre shkeljeve ligjore. Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së thotë se kjo është një e drejtë elementare e garanatuar me kushtetutë.
Pretendimet e Serbisë për të iu bashkuar Bashkimit Evropian e kanë detyruar atë që të ndryshoj ligjet dhe të favorizoj pakicat nacionale që jetojnë në Serbi.
Por, mos aplikimi i ligjeve vjen në shprehje sidomos kur në pyetje janë shqiptarët, gjë kjo e evidentuar tashmë edhe nga Komisioni Faktmbledhës i Bashkimit Evropian i cili kohë më parë raportoi në Parlamentin Evropian./RTK-Baki Rexhepi/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/biemri.jpg): failed to open stream: No such file or directory