Pritjet për dalje nga Kosova tek Dheu i Bardhë deri 30 minuta
Mërgimtarët, të cilët erdhën në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në Kosovë, po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, ku jetojnë dhe punojnë.
Mëngjesin e sotëm në disa pika kufitare me Serbinë, janë krijuar edhe kolona dhe mërgimtarëve po iu bie të presin gjatë në kufi. Gjendja më e rënduar është në pikën kufitare në Merdare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët duhet të presin 20-50 në vendkalimin kufitar në Merdare, për të dal nga Kosova, kurse kolona është 300 metra.
Ndërsa te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova, pritet deri në 30 minura, kurse për të hyrë 3 deri në 5 minuta.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/heu-bradh.jpg): failed to open stream: No such file or directory