Pritet zbutja e masave nga Covid 19 në Serbi
Lokale

Pritet zbutja e masave nga Covid 19 në Serbi

18.Apr.2020 21:23
0

Serbia është duke shënuar një rënie të infeksioneve dy ditëve të fundit. Numri i të infektuarve me Covid-19 në 24 orë është 304 që është rreth 150 raste me pak se tre ditë më parë. Por, luftën me virusin e kanë humbur 7 persona që bënë numrin në total 117.

Serbia tani flet për një fazë të fundit, nëse deri në maj numri bie. Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, duke pritur avionet me shtetasit e evakuar serb nga vende te ndryshme dhe ndihmat në medikamente, shprehur optimizëm.

“Shpresoj që së shpejti do të mund të shpallim fitoren. Na duhet solidaritet dhe disciplinë që ti kthehemi jetës normale”, tha Bërnabiq. 

Por, deri tek normaliteti ende duhet pritur. Serbia ndodhet në izolimin më të gjatë dhe kjo ka ndikuar ne festën e Pashkëve. Klerikët kanë shërbyer pa praninë e besimtarëve. Ekspertët thonë se simptomet pozitive të fundit të pandemisë duken, por ata më shumë se në shpresa, bazohen në statistika.

“Ky virus është duke u shuar në pjesën më të madhe të Serbisë. Por, duhet bëjmë kujdes mos ta përmbysim një gjë të tillë”, tha Kon.

Serbia ka shënuar në total 5994 persona me virusin korona. Por, të shëruar janë 637 pacientë. Javën e ardhshme pritet tu lejohet personave mbi 65 vjec të dalin për shetitje në kohën kur të tjerët mbyllen në orën policore./klanmak/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rnabic--.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration