Prishtinë: Komuna e Bujanocit pjesë e takimit të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon
Prishtina ka qenë nikoqire e takimit të radhës së Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, pjesë e së cilës është edhe komuna e Bujanocit.
Nën moton "Kurorat e Qyteteve Shqipëfolëse si Destinacion i Agroturizmit" u diskutua mundësia e bashkëpunimit të ndërsjelltë në këtë drejtim.
Për komunën e Bujanocit, ndër pikat më të rëndësishme të kësaj mbledhje, e cila u shqyrtua dhe më pas u aprovua, ishte:
"Diskutimi për krijimin e një fondi të posaçëm përtej kuotës së anëtarësisë nga anëtarët e UBSHR i cili do të përdoret me qëllim për krijimin e një fondi me destinacion rikonstruksionin e shkollave që kanë nevojë në Luginën e Preshevës, përkatësisht Komuna Bujanoc dhe Komuna Preshevë, si anëtare e UBSHR".
Përveç kryetarit të komunës së Bujanocit dhe stafit të tij, në këtë mbledhje të pranishëm ishin edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës dhe i Organizatës Turistike në Bujanoc, ku kanë prezentuar Bujanocin përpara qyteteve tjera shqiptare.
Teskti dhe foto të publikuar nga komuna e Bujanocit në Facebook: