Presidentja Osmani priti në takim një delegacion nga Kuvendi Komunal i Bujanocit
Lokale

Presidentja Osmani priti në takim një delegacion nga Kuvendi Komunal i Bujanocit

10.Feb.2022 08:34
0
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Kuvendi Komunal i Bujanocit, i përbërë nga Enver Ramadani, Kryetari i Kuvendit Komunal, Afërdita Mustafa, Këshilltare në Kuvend Komunal; Nermine Aliji Ademi, Sekretare e Kuvendit dhe Fisnik Beluli, shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.
 
Presidentja Osmani ka bërë të ditur angazhimin e vazhdueshëm të Presidencës dhe të gjitha institucioneve tjera të Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës.
 
Ajo ka theksuar se në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtar në vazhdimësi ka ngritur këto probleme, duke synuar ndërkombëtarizimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
 
Në këtë takim, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë në Luginë, duke siguruar trajtim të menjëhershëm të të gjitha shqetësimeve të shqiptarëve në Luginë nga ana e institucioneve të Kosovës.
 
Presidentja Osmani ka bërë thirrje për bashkëpunim e unifikim të faktorit politik shqiptar në Luginë, duke e konsideruar si mënyrën e vetme e cila siguron trajtimin e duhur të problemeve të shqiptarëve në Luginë. Ajo po ashtu ka rikonfirmuar qëndrimin e saj dhe të gjitha institucioneve të vendit për përkrahje të vazhdueshme karshi shqiptarëve në Luginë.
 
 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/smani-ramadani-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kuvendi shpallë dryshimin e Kushtetutës së Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration