Presidenti Vuçiq pret për konsultime përfaqësues nga lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nisur sot në Beograd konsultimet për mandatin e qeverisë së re me një takim me kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi dhe përfaqësuesit e listës “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”, përcjellë Titulli.com.
Përfaqësuesit nga kjo listë shkuan për t'u konsultuar për mandatin e ri.
Ky koalicion udhëhiqet nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PDD), Shaip Kamberi, i cili ka mbërritur në Presidencë rreth orës 09:00.
Lista “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” do të ketë një përfaqësues në Kuvendin e Serbisë ndërsa akoma është herët të dihet se a do të jeën pjesë e qeverisë së re në Serbi./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-lista-.jpg): failed to open stream: No such file or directory