Presidenti i Shqipërisë Meta i uron shërim të shpejtë kryetarit të Komunës së Preshevës
Lokale

Presidenti i Shqipërisë Meta i uron shërim të shpejtë kryetarit të Komunës së Preshevës

16.Nov.2020 07:58
0

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh Kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Nishit. 

Meta i uron shërim të shpejtë Arifit duke shpresuar se në Serbi do të marrë kujdesin e duhur shëndetësor.

Me këtë rast, Meta ka shprehur solidaritetin vëllazëror me gjithë bashkëkombasit në Luginën e Preshevës të cilët gjithashtu po përballen me COVID-19.

Reagimi i plotë i presidentit Ilir Meta: 

Shërim të shpejtë Kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Duke besuar se do të marrë kujdesin e duhur shëndetësor në Serbi, uroj të rikthehet sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të detyrës shumë të rëndësishme.

Solidaritet vëllazëror me të gjithë bashkëkombasit tanë të dashur në Luginë, të cilët po përballen gjithashtu me COVID-19.

Ju uroj të kenë familjarisht shëndet të plotë dhe i ftoj të respektojnë me rigorozitet të gjitha protokollet shëndetësore

copy(/home/titulli/public_html/images/image/eta-arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shqiprim Arifi në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrihet ne spitalin e Nishit
Shkencëtari turk i firmës që zhvilloi vaksinën anti-COVID-19: Jeta normale kthehet dimrin e ardhshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration