Preshevë: Ndalohet shqiptari me 10 kilogram drogë
Në vendkalimin kufitar të Preshevës, në hyrje për në Serbi nga Maqedonia, është ndaluar tentim trafikimi i rreth 10 kilogram heroin.
Në njoftimin e Admnistratës Doganore thuhet se droga është zbuluar me skenerin mobil në veturën me të cilën ka udhëtuar shtetasi shqiptar, transmeton Televizioni Publik i Serbise.
„Momentalisht pritet ardhja e teknikës kriminalistike të MPB-së, ashtu që të kryhet hetimi dhe rasti të dërgohet në kompetencë të mëtutjeshme të policisë“, thuhet në Administratën Doganore. /Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/droga%20g%C3%B6ttingen.jpg): failed to open stream: No such file or directory