Preshevë: Ragmi Mustafa takim me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla (foto)
Lokale

Preshevë: Ragmi Mustafa takim me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla (foto)

16.Dec.2021 20:26
0

Ragmi Mustafa, zëvendes kryetar i komunës së Preshevës ka pritur ministren së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Postimi i plotë në Facebook nga Ragmi Mustafa: 

Takim me ministren e jashtme të qeverisë së Republikës së Kosovës në Preshevë. Prej ministres mësuam gadishmërinë e qeverisë Kurti për të mbajtur Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në agjendën e tyre. Fillimisht, me linjën buxhetore prej dymlinion eurosh e më pastaj si mjet reciprociteti në bisedimet Prishtinë - Beograd.
 
Duke pasur parasysh programin politik të PDSH-së e kemi njohtuar ministren se zgjidhja e problemit të shqiptarëve në Luginë është bashkimi i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës. Me këtë kuptohet se edhe korigjimi i kufirit me Serbinë në lindje të Kosovës përmirson padrejtësinë historike që iu imponua shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc viteve 1953-1956 me rastin e ndarjes së detyrueshme të tyre nga Kosova pa u pyetur fare.
 
Pastaj, ministres iu është bërë e ditur se për çfarëdo zgjidhje paqësore të arritur në Bruksel midis shqiptarëve e serbëve pa përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës brenda kufijve shtetror të Republikës së Kosovës nuk do t'a zbehë në asnjë mēnyrë idenë dhe kërkesën e shqiptarëve për bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Republikën e Kosovës.
 
PDSH, nuk u beson në asnjë mënyrë iniciativave të shtetit serb për kinse bisedime qoftë edhe me asistimin e faktorit ndërkombëtar me shqiptarët e Luginës së Preshevës lidhur me të drejtat e tyre. Prandaj, para ministres iu është treguar besueshmëri qeverisë Kurti që në Bruksel të mbajë shumë fortë Preshevën, Medvegjën e Bujanocit në agjendë si masë reciprociteti. Sepse, nuk mund të udhëheq Serbia në dy taborre bisedime midis shqiptarëve dhe shqiptarëve. Ne jemi shqiptar të njëllojt me Ata në Republikën e Kosovës.
 
RM 
 
 
 
 
 
 
 
 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ustafa-gervalla-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ministrja e Kosovës Gërvalla pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Bujanoc (foto)
Preshevë: Ardita Sinani pret në takim ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration