Presheva preferon më shumë vaksinën kineze ndaj Covid-19 (lexo të dhënat)
Lokale

Presheva preferon më shumë vaksinën kineze ndaj Covid-19 (lexo të dhënat)

08.Apr.2021 11:55
0

Sipas të dhënave nga shtëpia e shëndetit në Preshevë deri më tani janë vaksinuar kundër Covid-19  afro 3867 qytetarë me dozën e parë, përcjellë Titulli.com.

Ndërsa më datën 07 shkurt janë vaksinuar 92 persona me dozën e parë të vaksinës “Sinopharm” dhe 18 persona me vaksinën gjermane të kompanisë Phizer.

Vaksinimin në komunën e Preshevës po bëhet akoma sipas sistemit të regjistrimit dhe të dhënat tregojnë se numri më i madh i të vaksinuarve është me vaksinën kineze “Sinopharm”.

Të dhënat tregojnë se deri më 7 prill në shtëpinë e shëndetit në Preshevë janë vaksinuar me dozën e parë të “Sinopharm” 2261 persona ndërsa me dozën e dytë 1775 persona, shkruan Titulli.com.

Pas kësaj me vaksinën “Phizer’ janë vaksinuar 938 persona me dozën e parë dhe 509 persona me dozën e dytë, ndërsa më vaksinën e kompanisë “Astra Zeneca” janë vaksinuar 640 persona me dozën e parë dhe 28 me vaksinën e “Sputnik V”.

Komuna e Preshevës ka të regjistruar afro 45 mijë banorë rezidentë dhe jo rezident dhe bazuar në këto të dhëna rreth 10% të popullsisë janë vaksinuar deri më tani./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/inopharm-vaccine-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration