
Preshevë: Fotografitë e para të gardhit me tela gjemborë në kufirin Serbi-Maqedoni e V.
Radio Evropa e Lirë më 18 gusht ka raportuar se Serbia ka filluar të vendosë një gardh me tela gjemborë në kufirin me Maqedoninë e Veriut, në afërsi të Preshevës. Ky gardh me tela gjemborë do të duhej të pamundësonte kalimet masive të paligjshme të kufirit, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, autoritetet e vetëqeverisjes lokale në Preshevë. Kështu duket më 21 gusht gardhi në afërsi të fshatit Miratoc, në anën e Serbisë.

1Bashkimi Evropian (BE) e ka mohuar se është pjesë e ndonjë marrëveshjeje, që lejon ndërtimin e një gardhi me tela gjemborë, në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

2Gardhi gjemborë në kufirin Serbi-Maqedoni e V.

3Serbia gjendet në të ashtuquajturën “Rrugë Ballkanike”, përmes së cilës migrantët dhe refugjatët provojnë të arrijnë deri te vendet e BE-së.

4Vija kufitare e Serbisë me Maqedoninë e Veriut. Pamje satelitore.