Preshevë: Faktet në organizimin e mësimit në periudhën pandemike Covid-19
Lokale

Preshevë: Faktet në organizimin e mësimit në periudhën pandemike Covid-19

18.Feb.2021 07:30
0

Vendimi i Shtabit të krizës pranë Qeverisë së Republikës së Serbisë, bëri që procesi mësimor në shkolla të mesme dhe fillore që nga fillimi i vit të ri shkollor të organizohet në forma të ndryshme, varësisht nga kërkesat dhe kushtet e mundshme hapsinore për organizimin dhe mënyrën e realizimit të procesit mësimor.Për çështje organizative kërkohej një syçeltësi profesionale për përshtatje të formës organizative të procesit mësimor, për përfshirjen sa më të denjë të nxënësve në realizimin e programës mësimore, qoftë në formën direkte apo të kombinuar si dhe  mësimit në largësi.Si parakusht për mënyrën dhe përzgjedhjen e formave organizative kërkohej formësimi i Planit operativ për organizimin dhe realizimin  e punës sipas programit të veçantë për punë në kushte pandemike Covid 19.Program i cili duhej të dorëzohej deri më 27 gusht 2020 në MASHZHT të Serbisë për pëlqim nga organet gjegjëse për fillimin e vitit te ri shkollor 2020/2021.

Në takimet e punës të organeve profesionale dhe këshilldhënës të institucioneve edukative dhe arsimore, janë shqyrtuar faktet reale dhe i është bërë analizë profesionale përparësive dhe të metave të mundshme në realizimin e procesit mësimor.

Fillimi i vitit të ri shkollor me masa dhe në kushte të reja mësimi, MASHZHT të Republikës së Serbisë bëri që të ndërmerren aktivitete të shumta për përgatitjen  e kushteve optimale qofshin ato subjektive apo objektive për një organizim dhe realizim sa më efikas të procesit mësimor.

            -Përgatitja e hapësirave shkollore, përshtatur kushteve pandemike;

            -Dezinfektimi i objekteve shkollore nga Enti Publik për Shëndetësi në Vranjë;

            -Sigurimi i mjeteve dezinfektuese për nxënës dhe punëtor shkollot;

            -Sigurimi i maskava për nxënës dhe punëtor shkollor;

            -Respektimi i distancës mes nxënësve;

            -Rregullimi i hapësirave mësimore për 18 nxënës;

            -Koordinimi orarit mësimor në grupe  në kohë prej 30 minutave;

            -Formimi i grupeve të nxënësve;

            -Informimi i prindërve dhe nxënësve në mënyrë permanente;

            -Dezinfektimi dhe ajrosja e mësonjëtoreve në çdo pushim  të orëve mësimore;

-Vendosja e mbishkrimeve këshilldhënëse  për respektimin e masave gjegjëse dhe

            -Mbikqyrja e rregullt për realizimin e masave higjeniko-teknike në shkolla.

            Menaxhimi me institucionet edukativo-arsimore ishte fokusuar kryesisht në krijimin e kushteve të domosdoshme për nji proces sa më të rregullt mësimor.Përgatitjet programore të punës së shkollave, programet e reduktuara apo të  përshtatura gjendjes pandemike, punës me orar të shkurtuar, punës në grupe, mësimit në largësi, përcjellja dhe vlerësimi në situata të imponuara dhe evaluimi i të arriturave  si efekt i punës mësimore.Vlenë të ceket se puna e dyfishuar e mësimdhënësve të mësimit klasor ishte një sfidë në vete e cila duhet përshëndetur.Vështirësi  në vete konsiderohet puna me orar të shkurtuar prej 30 minuta, ku cilësimi dhe vlerësimi i njohurive  elementare në njësi dhe tema të caktuara  kërkon zgjuarsi dhe  profesionalizëm të mësimdhënësit në konceptimin e orës mësimore duke i përshtatur nevojave bazike për mësimnxënie nga  nxënësit.Formimi i grupeve brenda paraleleve poashtu ishte një sfidë e veçantë e nxënësve sepse, vijimi i mësimit direkt dhe nga largësia si kombinim i formës në mësim, shkaktonte ndërpreje apo ndërhyrje të përvetësimit të njohurive të reja mësimore.Herë merren njohurit në formë direkte, herë merren detyrat për ushtrime nga largësia në formë rotacioni që pamundëson një kontinuitet të punës së nxënësve në esencë. Këtu, shkaku i humbjes së kontinuitetit është edhe faktori teknologjik sepse punohet me platforma të ndryshme digjitale edhe mos krijimi i kushteve për të gjithë mësimdhnësit dhe nxënësit.Ky ndërrim i formave të punës mund të jetë edhe shkaktar i pasivizimit të nxënësve në punë.Mungesa e pranimit të plotë të informative mbi njohurit e reja mësimor shkakton boshllëk të njohurive për klasët paraprake në vitet e shkollimit në vijim.Sipas informative jozyrtare, një numër  i  madh nxënësish nuk kanë laptop apo kompjuter në shtëpi e ndoshta edhe mobil personal për punë të pavarur në mësim.

Me një vendim të veçantë të Ministrisë së arsimit për shkollat e mesme dhe cikli i lartë fillor, nga 30 nëntori deri më 18 dhjetor 2020 kalohet plotësisht me mësim në largësi.Kjo situate e krijuar edhe pse jo plotësisht e favorshme por, mësimdhënësit dhe nxënësit ishin të njohur me këtë formë pune sepse, shfrytëzuan përvojën e vitit të kaluar shkollor 2019/2020, e kjo iu shërbeu si ndihmë paraprake për një punë më të mirë të mësimit në largësi.

Kjo mënyrë e punës, në realizimin e procesit mësimor përmes platformave të ndryshme digjitale është një sfidë në vete për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.Kjo formë e mësimit në largësi përpos kushteve material, posedimit të aparaturës teknologjike kërkon dhe përgatitje të karakterit teknologjiko-informativ në përdorimin dhe shfrytëzimin e teknologjisë mësimore.Në këtë process paraqitet si problem i theksuar te një numër i caktuar mësimdhënsish, pastaj disa duke neglizhuar dhe mos konsideruar si obligim dhe përgjegjësi personale e as profesionale e disave iu mungojnë edhe mjetet e nevojshme për punë.Në këto kushte të imponuara mësimi po zhvillohet përmes platformave teknologjike: Viber, WahtsApp, Google Meet, Zoom etj.Edhe pse vitin e kaluar shkollor është organizuar regjistrimi i orëve mësimore dhe emitimi nga TV lokale, nuk kemi të dhëna faktike se sa ka qenë numri i nxënësve që i kanë përcjellur programet mësimore.Në këtë vit shkollor, nuk është organizuar e as kërkuar një organizim i tillë.Problem në vete është kur nxënësit nuk posedojnë mobil personale dhe varen nga prindërit që normal kur u nevojiten për punë mësimore prindërit u mungojnë në shtëpi.Kështuqë, ndërpritet mënyra e komunikimit ndërmjet nxënësit dhe mësimdhënësit dhe kjo munges e informacioneve të ndërsjellura nuk mund të kompenzohet si e tillë.

Mjaft sfiduese është edhe bartja permanente e maskave nga mësimdhënësit dhe nxënësit gjatë tërë kohës sa qëndrojnë në shkollë, përpos kur ligjërohet gjatë orës, përpos angazhimeve personale të nxënësve.Ndalesa për grumbullime, për punë të përbashkët grupore apo kolektive, komunikimi masiv mes nxënësve, distanca mes individëve mund të shihen edhe si një ftohje sociale mes nxënsve por, në anën tjetër respektimi i rregullave dhe  sjelljeve të nxënësve për një higjien në kontinuitet është ngitje e nivelit kulturor.Duhet të jemi falenderues ndaj nxënësve për respektimin e këtyre masave dhe vijimin e rregullt në mësim.Krahasuar vijueshmërin e procesit mësimor  nga nxënësit me vitet tjera shkollor , këtë vit shkollor është shumë më e rregullt.

Nga 18 janar 2021 gjegjësisht fillimi i gjysëmvjetorit të  dytë ka filluar me format  e punës siç është filluar në fillim të vitit të ri shkollor 2020/2021.

Një parim shumë i rëndësishëm në këtë situate është komunikimi, bashkpunimi,

informimi permanent i nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve në kuadër të trekëndëshit didaktik, përkujdesi kolektiv për mbarvajtjen e procesit mësimor, respektimi i masava naticovid, komunikimi me nxënës dhe prindër, kërkesë e veçantë drejtuar prindërve për t’i dalur në ndihmë fëmijëve të tyre në shtëpi.

 

Përgatiti,

Mr.sc.Gafur Hyseni-

copy(/home/titulli/public_html/images/image/esimi-online.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration