Preshevari tani ëndërron Premierligën (Video)
Lokale

Preshevari tani ëndërron Premierligën (Video)

09.Jan.2015 11:00
0
Atdhe Nuhiu u bë shqiptari i parë që i shënoi Manchester Cityt, dhe vetëm pas ndeshjes e kuptoi se çfarë ka arritur duke i shënuar skuadrës së Manuelle Pellegrinit.

Sulmuesi shtatlartë është duke kaluar momentet e tij më të mira në karrierë. Anëtari i skuadrës angleze Sheffield Wednesday së fundmi ka arritur që t’i tregoj aftësitë e tij edhe në Kupën FA, ku hiq më pak e hiq më shumë se i shënoi gol kampionit anglez Manchester City, në humbjen e Sheffieldit 2-1.

Në një intervistë dhënë Telegrafit, Nuhiu ka folur rreth karrierës së tij, si dhe golit fantastik që i shënoi kampionit në ‘Etihad Stadium’.

“Unë futem gjithmonë në fushë për të shënuar gol, pasi që për këtë paguhem. Edhe atë ditë jam futur në fushë për të shënuar, por vetëm pas lojës e kam kuptuar mirë se i kam shënuar kampionit anglez, dhe kjo më ka gëzuar tej mase”, deklaroi Nuhiu.

Në këtë ndeshje, përballë Nuhiut ishte edhe një kosovar tjetër, pasi Bersant Celina ishte në bankën rezervë, por këtë gjë Atdheu e mësoi vetëm pas ndeshjes.

“Unë e kam ditur që në Manchester City luan vetëm një shqiptar, Sinan Bytyqi, pasi njihem me të. Me të vërtetë nuk e kam ditur pasi sikur ta dija do të bisedoja me të. Pas ndeshjes kur mora vesh se ka qenë një shqiptar në bankën rezervë, mu bë shumë qejfi. Shpresoj luan sa më parë për Cityn”, tha preshevari Nuhiu.

Në 24 ndeshje në Championshipin anglez, Nuhiu ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime, ndërsa golashënues ka qenë edhe në Kupën e ligës, ku ka tundur dy herë portën e kundërshtarëve.

“Momentalisht është duke shkuar gjithçka mirë. Jam i lumtur me formën që jam duke kaluar dhe shpresoj që të përmirësohem edhe më shumë. Synimi im është që të vazhdoj të shënoj gola edhe më tej dhe t’i ndihmoj skuadrës sime për të hyrë në Premierligë”.

E pasi jemi në afatin kalimtar për futbollistë, natyrisht që interesime ka pasur edhe për Atdheun nga skuadra të ndryshme, por që ai mendon të qëndroj në Sheffield deri në fund.

“Ka pasur interesime pasi gjithmonë flitet kur vije afati kalimtar. Unë jam mirë këtu dhe shpresoj të bëjë edhe më mirë. Synimi im është që një ditë të luaj në Premierligë dhe besoj se do ta arrijë këtë gjë së shpejti”, përfundoi sulmuesi fantastik. /Titulli.com/

 

Drita me trajner nga Tërnoci
Kompania shqiptare "Saba Bellça", më e mira në Jug të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration