Lokale
Preshevarët e liruar, padi shtetit serb (video)
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, që u arrestuan në dhjetor të vitit 2008 kanë vendosur të padisin shtetin për shkak të mbajtjes në burg për pesë vjet rresht.
Nëntë shqiptarë u patën arrestuar të akuzuar për krime lufte në zonën e Gjilanit, por gjykata në Beograd vendosi se ata ishin të pafajshëm dhe se nuk kishte dëshmi për të kundërtën. Ky arrestim ka qenë njëri prej arrestimeve më spektakolare në Serbi për kohë të gjatë. Por, për lirimin e tyre u raportua pak në mediat serbe.Një pjesë prej tyre thonë se familjet u kanë vuajtur edhe për mbijetesë pasi kanë qenë kryefamiljarë dhe nuk ka pasur kush të punojë. Gjithsesi, humbja e tyre është më e madhe.
"Mua ato të holla nuk m'i kthejnë prapa vitet, prandaj kësaj çështje do t'i shkoj deri në fund", thotë Agush Memishi, ish i burgosur.
"Na kanë rrëmbyer dhe ne kemi ndenjtur në burg pa bërë asnjë faj", thotë Ahmet Hasani, një tjetër ish i dënuar.
Gjykata për krime lufte në Beograd fillimisht i pati dënuar këta persona me 116 vjet burgim. Ata ishin akuzuar për vrasje, përdhunime dhe keqtrajtime në territorin e Gjilanit dhe në një kamp të UÇK-së që thuhej se ekzistonte./Titulli.com/
http://youtu.be/6Sc8i8NxZ7Ucopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/arrestimet_Xhandarmeria.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!