Lokale
Presheva rritë sasinë e ujit të pijshëm
Është rritur 30 përqind sasia e ujit të pijshëm në rrjetin e qytetit të Preshevës. Pas riparimit të motorit shtytës shtypja e ujit të pijshëm do të jetë më e lartë, për gjithë qytetarët të cilët furnizohen nga ujësjellësi i Zhunicës nuk do të kenë probleme me ujë të pijshëm.
Me riparimin e motorit shtytës qyteti i Preshevës do të ketë ujë më shumë, do të ketë sasi më të lartë dhe do të rritet shtypja e ujit, tash e tutje shërbime më të mira të ujit do të kenë edhe qytetarët të cilët jetojnë në banesa.
Drejtori i Ndërmarrjes Moravica ka thënë për Radio Televizionin Presheva se motori në fjalë do të jetë në funksion për dhjetë vitet e ardhshme.
Ndërkaq Z. Sadiku ka apeluar tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në shlyerjen e borxheve , në mënyrë që defektet e tyre Moravica ti evitoj në kohë.
Deri më tani furnizimi i ujit të pijshëm është bërë me një motor, duke ardhur kështu deri tek mungesa e ujit, por me riparimin e motorit në fjalë qytetarëve nuk do tu mungojë uji i pijshëm./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/uji-i-pijshem.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!