Presheva për 8 Mars organizon edicionin e “Forumit të Grave të Suksesshme në Rajon”
Donjeta Sahatçiu, nënkryetarja e komunës së Prishtinës ka shkruar në Facebook se të Martën (8 Mars) me fillim në ora 10:00 në Preshevë nis punimet edicioni i dytë i “Forumit të Grave të Suksesshme në Rajon” i cili organizohet nga Unioni i Bashkive Shqiptare.
Postimi i plotë në Facebook nga nënrkyetarja e komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu:
Me ftesën e Kryetares së Komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani, Komuna e Prishtinës i bashkohet edicionit të dytë të "Forumit të Grave të Suksesshme në Rajon" organizuar në bashkëpunim me Unioni i Bashkive Shqiptare.
Sot dhe nesër me gra të zonja nga Komuna e Preshevës, Tiranës, Tetovës, Ulqinit, Tuzit, Çairit, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës Jugore do të ndajmë përvoja dhe diskutojmë mbi bashkëpunimin për fuqizimin e vajzave dhe grave nga komunat shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor.
UnioniPërGra Linda Shala Valdete Idrizi Eliza Hoxha Mimoza F Sylejmani Ermira Gjevori Vesa Sahatçiu Dhurata Jahaj Retkoceri