Lokale
Presheva pa ujë, defekt në rrjetin e ujësjellësit
Qyteti Preshevës rrezikon të mbetet pa ujë për gati një javë. Këtë e konfirmon drejtori Ndërmarrjes Publike “Moravica” Naser Sadiku.
Si pasojë e defektit të rrjetit kryesorë të ujësjellësit, pritet që Presheva tërë javën të mbetet pa ujë.
Defekti është shkaktuar në rrugën Ramiz Sadiku, nga ku edhe furnizohen me ujë rezervuarët nga ujësjellësi i Zhunicës.
Drejtori NP “Moravica” thotë se as që kanë pritur që ky defekt mund të ndodhë. Ai bënë të ditur se sanimi kushton 200.000 dinarë, raporton Titulli.
Për këtë problem dhe nga mospagesa e shërbimeve drejtori Naser Sadiku është i mllefosur me qytetarët.
Ai bënë të ditur se “Moravica” është në krizë dhe nuk ka mjete për rregullimin e defektit, ndërsa qytetarët duhet të përgatiten se “ndoshta për një javë do të mbesin pa ujë”.
Arsye për këtë qëndron në mjetet financiare sepse ndërmarrja që ai drejton është për momentin në kolaps.
“Nëse qytetarët nuk i paguajnë shërbimet dhe borxhet që kanë ndaj NP “Moravica” atëherë nuk ekziston as më e vogla mundësi që të zgjidhet ky problem”, thotë drejtuesi i kësaj ndërmarrje./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/Presheva-pa-uje.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!