Presheva me pakon ekonomike emergjente, mbesin jashtë familjet me asistencë sociale
Lokale

Presheva me pakon ekonomike emergjente, mbesin jashtë familjet me asistencë sociale

28.May.2020 17:56
0

Kuvendi i komunës së Preshevës gjate ditës së djeshme ka miratuar pakon emergjente ekonomike "Presheva 2020" me qëllim të daljes në ndihmë komunitetit lokal pas gjendjes së pandemisë COVID-19.

“Shuma e përgjithshme është 763.834 Euro nga të cilat 200 mijë euro ndihmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. "Presheva 2020"”, ka shkruar Shqiprim Arifi, kryetar  i komunës së Preshevës.

Ndërsa Iliri Sadriu, nënkryetar i PDSH-së partisë më të madhe opozitare në Preshevë vlerësoi se pako financiare shoqërohet me mjaft mangësi dhe vërejtje të cilat u dhanë edhe gjatë seancës së Kuvendit Komunal nga këshilltarët e Partisë Demokratike Shqiptare. 

“Në kuadër të pakos financiare nuk është përfshirë kategoria e familjeve me asistencë sociale, pastaj familjet që iu nënshtruan vetizolimit në periudhë 28 ditëshe si dhe asnjë ndihmë për familjet me të ardhura minimale mujore dhe personat mbi 65 vjeç e të cilët nuk kanë pensione”, tha Sadriu për Titulli.com. 

Sipas tij në sektorin e bizneseve lokale, të agronomisë, dhe pako për pensionistët poashtu ka mangësi sepse mungon kategorizimi i tyre sipas gjendjes që kanë.

“Sektori e shëndetësisë kryesisht i dedikohet personelit partiak të shumicës qeverisëse të pushtetit lokal dhe nuk ka asnjë efekt për të zbutur gjendjen e tyre”, u shpreh Sadriu. 

Pakoja ekonomike nga qeverisja lokale e Preshevës u cilësua si historike ndërsa opozita duke e kundërshtuar mënyrën e ndarjes vlerësuan se kjo ndihmes më shumë  i orientohet klientelës politike./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/uvendi-presheves.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Konkurs për subvencionimin e bizneseve lokale që veprimtaria e tyre ka qenë e ndaluar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration