Presheva me ministren Çomiq kërkon rifillim të bisedimeve me Qeverinë në Beograd
Lokale

Presheva me ministren Çomiq kërkon rifillim të bisedimeve me Qeverinë në Beograd

25.May.2022 13:59
0

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi se bashku me Sami Salihun dhe bashkëpunëtorë tjerë nga administrata komunal ka realizuar takim në Preshevë me Ministren për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Shoqëror, Gordana Çomiq.

Postimi i plotë në Facebook nga Shqiprim Arifi: 

Në takimin e përbashkët me Ministren për të Drejtat e Njeriut, Minoritetet dhe Dialog Shoqëror, znj.Gordana Çomiq, në fokus të diskutimeve ishte trajtimi i çështjes së diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
 
Në takim, bëra të qartë se plani 7 pikësh i miratuar përgjatë vitit 2013 nga Qeveria e Serbisë, i cili ka ngecur për arsye të shumëta, është koha që të vendoset në nivel të negociatave me udhëheqësit legjitim të komunave me pakicë shqiptare, për ta funksionalizuar me hapa konkret.
 
Me theks të veçantë, pasivizimi selektiv i adresave, të cilin e cilësoj si veprim antikushtetues, duhet të ndalet me një hap tjetër të domosdoshëm që është rikthimi i të gjitha adresave të shqiptarëve të fshirë nga regjistrat.
Integrimi i shqiptarëve në institucione, lejimi i përdorimit të simboleve kombëtare, krijimi i kushteve për t'u pajisur me tekste dhe programe adekuate nëpër shkolla, njohja e diplomave për të diplomuarit në Universitetet e Kosovës; për këto dhe disa nga temat kyçe me të cilat synohet përmirësimi i pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës, u zotuam për angazhim të përbashkët afatgjatë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/rifi-comic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kryetari i PDK-së, Krasniqi fton për të votuar Kamberin për deputet më 27 Maj
Abasadori i OSBE-së në Bujanoc: Temë kryesore regjistrimi i popullësisë, 1 deri 31 tetor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration