Lokale
Presheva e Buajnoci pika grumbulluese të mbeturinave
Komuna e Preshevës do të përfitojë transfer stacionin për grumbullimin e mbeturinave, për të cilat janë shpërndarë edhe brushura ku sqarohet se i gjithë projekti do të jetë sipas standardeve dhe konventave të BE-së, raporton tvp.
E gjithë kjo bëhet në saje të projektit të përbashkët mes komunave të Preshevës, Bujanocit, Vranjës dhe Vlladiçin Hanit, ku së bashku para 2 viteve kanë nënshkruar kontratën me ambasadën e SHBA-ve në Beograd.
Ky projekt do të financohet prej organizatës amerikane USAID, ndërsa fabrika e përbashkët për reciklimin e mbeturinave do të jetë në Vranjë, atëherë komunat tjera do të përfitojnë transfer stacionet për grumbullimin e tyre.
Prioritetet e partneritetit ndërkomunal në mes të qytetit të Vranjës dhe komunave të Preshevës, Bujanocit, dhe Vlladiçin Hanit, në kuadër të projektit të USAID për zhvillim të qëndrueshëm lokal, është identifikuar pikërishtë nevoja për përpilimin e Planit rajonal për menaxhim të mbeturinave./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/mbeturina-ne-preshev.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!