Presheva dhe rikthimi i vlerave, mbështetje publike për regjisorin Kastriot Saqipi-Kaqa drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë
Lokale

Presheva dhe rikthimi i vlerave, mbështetje publike për regjisorin Kastriot Saqipi-Kaqa drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Preshevë

21.Jul.2016 11:39
0
Ka shumë kohë që në Preshevë - periferia e heshtur e hapësirës shqiptare dhe harresës politike kombëtare, mbretëron si një përbindësh një degradim i madh i vlerave - korpusit të mirëfilltë të të cilave çdo komb e shoqëri serioze mundohet ti buzëqeshë por vetëm ne më duket se jemi përjashtimi! Tranzicioni i turbulllirave dhe krizave të çdo niveli na i ka mbyllë sytë dhe në hapësirë kanë dominuar rrugaçët, thashethemxhitë, aventurierët, banalët, cikërrimtarët, sahanlëpirësit e shumë të tjerë të cilët nuk krijojnë dot asnjë vlerë të qëndrueshme të një shoqërie të pjekur.

Shkruar nga : Shkodran Ismaili-Preshevë; 

Pasi Presheva në zgjedhjet e fundit u dukë se bëri një kthesë kah këto të fundit - vlerat, (koha do ta jep gjykimin përfundimtar të çdo gjëje) shembulli i Kryetarit të tanishëm ish mërgimtarit Shqipërim Arifi që tanimë jeton e vepron këtu në Preshevën tonë të dashur, duket se ka marrë udhë për të mirë dhe këtë qytet të lodhur e rrudhosur nga hallet, dertet e gajlet e shumta të mbijetesës e ka kapluar një “valë e rikthimit të gjërave në vendin e vetë”!? 

Një gjë që më bëri përshtypje, e kam fjalën për këto vlera e që më bëri të mendoj thellë në këto ditë vape korriku, ishte takimi me një mik të nderuar - Kastriot Saqipin i njohur nga opinioni si Kaqa, një regjisor i zoti dhe punëtor nga Presheva që shumë kohë jeton e punon në Prishtinë, emri i të cilit sa vie e merrë përmasa ballkanike dhe më gjërë në ato ndërkombëtare dhe suksesi i të cilit ka marrë vulën e prodhimtaris kulturore të mirëfilltë. Nuk njihemi dhe shumë gjatë kohë, madje për të qenë i sinqertë është kafja e tretë apo e  katërt që e ndajë kënaqësinë për ta pirë me atë e që të cilën nuk e ndjej fare në tavolinë nga muhabeti dhe diskutimi që zhvillojm. Me kualitetin artistik të tij po mundohesha me gjetë prehjen në këtë “shushlakin e tallavasë” që po na mbizotërojnë si në çdo hapësirë shqiptare. 

Presheva - një shtyllë e Kosovës (prof. I. Kelmendi) një qytezë - qytetet i vockël që ka emra të mëdhenj në gjithë hapësirën shqiptare në çdo sferë të jetës, tani ka nderin që sfidën e këtij njeriu që ka marrë guximin dhe e ka nuhatur “ndryshimin” me konkurrimin e tij për drejtor të Shtëpisë së Kulturës ta bënë atë realitet dhe ta sjell një frymë të re në këtë hapësirë. 

Kishte dëgjuar për konkursin publik dhe kishte draftuar një projekt serioz, të cilin në muhabet kisha kënaqësinë të dëgjoja vizionin e tij artistik për kulturën në përgjithësi e atë artistike në veçanti. Duke e njohur punën e mirë dhe kualitetin e paraardhësve në këtë shtëpi kulture e sidomos së Naser Nuredini që e ka filluar këtë rikthesë vlerash dhe e ka ringjallur atë, mendojmë se tani është koha që edhe më shumë ti shtymë ato përpara, pra mirëfilli mbizotërimin e artit dhe profesionalizimit të tij. Nuk është se Shtëpia e Kulturës nuk ka disa profesionist (të artit) kemi disa që mburremi, mirëpo zotësia dhe profesionalizmi i Kastriotit dhe mbi të gjitha udhëheqja nesër me kulturën në Preshevë mendoj se na kishte bërë nderë të gjithëve, emri i të cilit lansohet me shumë respekt e nderë nga gjithë Teatrot profesionistë kombëtarë, por dhe ato ballkanikë. 

Fitues i shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, regjisor i më shumë se tridhjetë shfaqjeve teatrale, filmave të shkurtër atristik, shfaqjen ” Vdekja e një Mbretëreshe” të profesorit Rexhep Qosja, fitues i çmimit të parë të festivalit “ Më ndryshe” në Podujevë, shfaqjen “Fundloja” të novelistit të famshëm francez Samuel Becket në festivalin gjithëkombëtar në Dibër, në vitin 2004 në Lojërat Olimpike në Athinë si regjisor i shfaqjes “Spilling Blood”, e cila shfaqet në oborrin e ambasadorit të Britanisë së Madhe që e cila merë dhe vëmendjen e mediave greke dhe të huaja, pra me një përvojë të larmishme dhe bagazh të fortë artistikë. Me një fjalë Kastrioti është emri i duhur i cili në këtë kohë kishtë bërë punën më të mirë të mundshme! 

Duke e dëgjuar me vëmendje vizionin dhe botëkuptimin e tij për zhvillimin e artit   krijova një bindje të thellë se ky njeri është i duhuri - shfaqjet të cilat mendonte ti bënte këtu, mundësin e themelimit të Teatrit profesionist të Preshevës (Luginës së Preshevës) punën me të rinjtë e Shkollave të Mesme për nxjerrjen dhe kultivimin e talenteve të rinj, bashkëpunimin me Teatrot kombëtare e gjetiu dhe ato në qendra ballkanike si atë në Sarajevë e qendra tjera dhe shumë projekte tjera të mirëfillta, mendoj racionalisht se ky njeri është vetë mirëfilli ai i merituari i cili i duhet Preshevës. 

Ndoshta mund të ketë pengesa ligjore (siç është provimi shtetëror dhe tjera) mirëpo pengesa tjera mendoj se s’mund të ketë për një njeri i tillë. Duke e pranuar kandidaturën e një jopartiak (sepse për parti nuk do të ndije ai) qeverisja e re (lexo: partia e re) i jep një leksion demokracie madje edhe Tiranës e Prishtinës se si duhet të nderohet e çmohet puna, mundi e suksesi e jo bindja e puna partiake politike e tjera. Prandaj, është e udhës që të fillojmë të mësohemi ti nderojmë edhe ne vetë njerëzit tanë, sepse tjerët po na nderojnë ata dhe të marrim udhë për të mbarë.

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

 

 

 

Vetëm 73 refugjatë nuk e braktisin Maqedoninë, Qendra e Pranimit në Preshevë gati të pres
Del në shitje Qendra Tregtare Interspeed në Preshevë, ky është çmimi?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration