Presheva, Bujanoci apo KKSH, cila ka ende flamurin në ballkon?(foto)
Lokale

Presheva, Bujanoci apo KKSH, cila ka ende flamurin në ballkon?(foto)

09.Dec.2012 21:00
0
Të tre këto institucione shtetërore të drejtuara nga kryetarë shqiptarë, më 28 nëntor vendosën flamurin Kombëtarë në ndërtesat e tyre përkatëse, por tani flamuri kuq e zi valon vetëm në një godinë Komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar,vendosën flamurin Kombëtar në ndërtesat e këtyre institucioneve për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Sic raporton Titulli, dymbëdhjetë ditë nga 28 nëntori, flamuri Kuq e Zi valon vetëm në njërën prej këtyre ndërtesave dhe ajo është e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Në godinën e Komunës së Bujanocit kemi të vendosur vetëm flamurin shtetëror, ndërsa në atë të Preshevës të Serbisë dhe të kësaj komune. Në dy nga këto tre institucione flamuri u vendos nga kryetarët e tyre. Në godinën e Komunës së Bujanocit flamurin e vendosi kryetari Nagip Arifi, ndërsa në atë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri. Në Preshevë nuk dihet se kush e shpalosi flamurin pasi mëngjesi i 28 nëntorit kishte zbardhë me flamurin e vendosur në godinë, derisa kryetari Ragmi Mustafa me ftesë zyrtare ishte në Tiranë. Ligji aktualë në Serbi ndalon përdorimin e simbolit kombëtarë në institucionet shtetërore. Duhet theksuar se shqiptarët këtë ndalesë nuk e kishin në ish Jugosllavin e Titos, kur përkrahë flamurit shtetërorë të Jugosllavisë së atëhershme valonte edhe flamuri Kuq e Zi në komunat ku shqiptarët përbënin shumicën./Titulli.com/ [caption id="attachment_45339" align="aligncenter" width="576"] Flamuri Kombetar i shpalosur ne ndertesen e KKSH-se - 9 dhjetor 2012[/caption] [caption id="attachment_45340" align="aligncenter" width="576"] Komuna e Bujanocit pa flamurin Kombetar[/caption] [caption id="attachment_45341" align="aligncenter" width="601"] Ndertesa e Komunes se Presheves pa flamur Kombetar[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/flamuri1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Zyrtare: Zgjerohet koalicioni në Bujanoc
Myslimanët e Luginës inkuadrohen në Bashkësinë Islame të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration