Vështrime
Prej "Gjarprit" në Nobël!
Historia e ndritur e UÇK-së, njeh komandant mbi komandantë, me nofka e pseudonime të shumta, por me nofkën “Gjarpri”, njeh vetëm njërin. E ky është Hashim Thaçi, i cili si në luftë, e si pas lufte, pa mjekër e pa mustaqe, me dorën e tij, nënshkroi themelin e shtetit më të ri në botë, Kosovës Republikë.
Shkruan: Drilon Hyseni;
Krahas pushkës dhe lahutës, historianët nuk reshtën së shkruari për personalitete të shquara të luftës dhe politikës shqiptare, që nga UÇK-ja, Marrëveshja e Rambujesë, jeta politike, firmosja e pavarësisë së Kosovës, njohja e saj ndërkombëtare, avancimi i mirëqenies së qytetarëve, dialogu i Brukselit, Rruga e Kombit e shumë procese të tjera, që janë të lidhura ngushtë me figurën emblematike të Hashim Thaçit, i cili i ka dhënë një imazh ndryshe Kosovës.
Kandidatura për çmimin Nobel për paqe, e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka zgjuar interesimin e faktorëve kombëtar dhe ndërkombëtar, për qëndrimin e një burrështetasi shqiptar, i cili i ka të gjitha tiparet për të prirë përpara fitoreve të reja të Kosovës. Ky çmim, po t’i ndahej Thaçit, do të ishte edhe një fitore e pakontestueshme e politikave të mira në zhvillim, për gjatë gjithë karrierës së tij atdhetare.
Legjendat na mësojnë se çdo shtëpi ka gjarprin e tij, e ne si komb, duhet të mburremi që kishim gjarprin më të mirë prej të gjitha kohërave, që diti të na mbrojë, e të na drejtojë prej luftës e deri te liria.
Figura e gjarprit, në mitologji, sidomos në mitologjinë Ilire, shpeshherë shfaqet si krijesë që ndihmon njerëzit në rast rreziku, pastaj i ruan prej të keqes, u ruan shtëpitë dhe varret e të parëve.
UÇK-ja, këtë nofkë me merita ia veshi vetëm Thaçit, i cili duke ditur rolin dhe rëndësinë e këtij kulti ilir, i qëndroi besnik parimeve të luftës dhe të paqes.
Kronologjia e “Gjarprit”
Dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nxori mbi syprinë një faqe të re të historisë së lavdishme të shqiptarëve në luftën e tyre për liri dhe pavarësi.
Jehona e luftës së shqiptarëve kundër dhunës barbare të Millosheviqit, alarmoi faktorët ndërkombëtarë, të cilët i dhanë një grusht të fortë Serbisë dhe regjimit të saj diktatorial.
Në këtë luftë “Gjarpri”, alias Hashim Thaçi, u shqua për trimëri e pjekuri politike. Një dajlë i ri me shtat të hedhur e të drejtë atleti, e me mendje të ndritur, veç betejave në luftë zhvilloi takime të niveleve të larta diplomatike.
Me dorën e tij, në emër të luftës çlirimtare, i shoqëruar nga dr. Rugova dhe dr. Qosja, firmosi Marrëveshjen e Rambujesë. Kjo marrëveshje e firmosur më 1999, ishte e karakterit të përkohshëm për paqe dhe qeverisje në Kosovë.
Me të mbaruar lufta, Gjarpri filloi ta zhvendos agjendën e tij politike prej maleve, në qytetet e Kosovës së lirë, duke u bërë kështu pjesë përbërëse e skenës politike në vend. Themeloi partinë e re, të dalur mbas lufte, Partinë Demokratike të Kosovës, e cila qeverisë vendin tash e dy mandate.
Jeta politike e “Gjarprit”, për një Kosovë të pavarur dhe të mëvetsishmve vazhdoi sipas dinamikës së paraparë.
Pas vitit 1999, nga Kosova, forcat serbe u larguan detyrimisht. Ajo administrohej nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, dhe institucionet demokratike të Kosovës, si Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovës. Në këtë pjesë Gjarpri ishte edhe kryeministri i parë i Kosovës së lirë.
Gjatë vitit 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit, për krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall e pavarur dhe dokumenti i pavarësisë u firmos nga dora e vet Gjarprit.
Gjatë kësaj periudhe në Kosovë u vendos misioni i EULEX-it. Ky mision ndërkombëtar e përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve më të mëdha Evropiane, në fushën e sundimit të ligjit. EULEX-i mbështeti synimeve kryesore të BE-së në procesin e liberalizmit të vizave, studimin e fizibilitetit dhe dialogun Prishtinë-Beograd. Në këtë rrugë u shqua edhe aktiviteti i pandalshëm i kryeministrit Thaçi.
Por, me kaq nuk përfundojnë veprimtaritë me interes qytetar e kombëtar të Hashim Thaçit, i cili dha shumë për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Në vijën e këtyre aktiviteteve s’ka se si të mos përmendet edhe vepra kapitale e Rrugës së Kombit, që lidh dy shtetet shqiptare.
Këto projekteve kapitale, të realizuara dhe koordinuara nga vetë Gjarpri, një ditë, deshëm apo s’deshëm ne, do të shkruhen dhe ruhen mirë nga historia, sikur se kjo e fundit ka punuar mirë për të. Nga vetë kjo, janë të kota tendencat dhe tentativat për t’i dhënë një imazh të keq Gjarprit.
Ndërkohë, Gjarpri ynë, do të jetoj dhe veproj akoma, deri atëherë kur Kosova do të shndërrohet në atë të cilën e ëndërruan trimat që dhanë jetën për të.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/noberl.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!