Bisedimet e aranzhuara
Vështrime

Bisedimet e aranzhuara

11.Oct.2013 16:09
0
Lidershipi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, një ditë para se të takohet me kryeministrin e Serbisë Daçiq, shkoi në Kosovë, për të marrë instruksione nga kryeministri Thaçi. Kështu, ata nuk kanë vepruar më parë, ngase nuk kanë pasur nevojë. Pse të marrin  instruksione nga Thaçi, kur ata janë qytetarë dhe funksionerë lojalë të Serbisë.
Kujtim SadriuShkruan: Kujtim Sadriu;
Ata marrin pjesë aktive në zgjedhjet lokale dhe mbajnë pushtet absolut në Preshevë e Bujanoc, e pjesërisht edhe në Medvegjë, dalin në zgjedhjet parlamentare dhe kami një deputet, kyçen në Këshillin Nacional me një kryetar “vasal” e s’e kanë për turp të jenë pjesë e një Trupi Koordinues, e të dalin krah për krah në kofnferenca me eprori i cili ka bërë obduksionin e mijëra shqiptarëve tëvrarë nga regjimi barbar i Millosheviqit etj.
Krejt e qartë. Pse të konsultohen me Thaçin, kur ata për ditë dialogojnë me Serbinë. Ata
përmes deputetit popullor, i kanë dyert e hapura sa herë të kenë qejf të takohen më qeveritarë serbë, duke filluar nga presidenti, kryeministri e ministra të tjerë të Qeverisë serbe.
Pse të bezdiset kryeministri i Kosovës, i cili më shumë se kurrë, është i preokupuar me probleme qoftë të natyrës zgjedhore, qoftë diplomatike. Pse të ngushtohet, ai, e të shkel vendimin e Qeverisë së tij për një taksë, të cilën as nuk është dashur ta ngrit dhe me këtë akt të tregoj joseriozitetin e një qeverie. Pastaj të zgjoj edhe reagimin e deputetëve siç
është ai i Lutfi Hazirit, nga LDK-ja, i cili njihet si kumbara i Rezolutës së Kosovës për Luginën e Preshevës. Ky deputet, një javë më parë, tha në Gjilan, në një tubim elektoral se “me qeverisjen e tij do të mbrohen bizneset dhe prodhimi vendor, do të ulen taksat  komunale dhe do të hiqet taksa për qytetarët e Luginës së Preshevës”.
Delegacioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, piu kafe te kryeministri Thaçi në
Prishtinë, e ujin e thartë te kryeministri Daçiq, në Beograd.
Kryeministri Thaçi për t’i treguar deputetit Haziri se kush është “zotëri në Qeveri, shfrytëzoi rastin e takimit me lidershipin e Luginës dhe hoqi taksat që vet i vuri. Pastaj me këtë akt mbuloi edhe një “marre” të zëvendësit të tij Kuqi, i cili tha publikisht se zyrtarët serbë s’kanë çka lypin në fushatën elektorale në Kosovë, e më pas u ngrit vetë e
tha se është për një qarkullim të lirë “demokratik”.
Po “sherri i Preshevës”, nuk u shit edhe në Beograd. Daçiqi i njeh liderët e Luginës dhe bashkëpunon me ta në disa fusha. Po të mos kishte bashkëpunim me ta, deputeti Riza, do ta ngrinte mandatin në Parlament të Serbisë, pastaj do të shpallte moratorium Këshilli Nacional si dhe do ta pezullohej pjesëmarrja e shqiptarëve në Trupin Koordinues.
Po defekti i lidershipit të Luginës, qëndron diku tjetër. Ata kanë problem me vetveten, ngase u ka hyrë “ileti” i urrejtjes në palcë e hakmarrja në “gjak”.
Lufta për pushtet, famë e karrierë i ka bërë ata, të heqin dorë nga interesat kombëtare për përfitime të ulëta personale. Në këtë drejtim, ata kanë harruar verdiktin e popullit të shprehur në Referendum, kanë harruar amanetin e ushtarëve të UÇPMB-së, si dhe e kanë shkelur Marrëveshjen e Konçulit, të cilën madje kanë filluar të mos e njohin si
marrëveshje, por si një Dokument për demobilizim!
Ky lidership i Luginës së Preshevës, duhet të vetëdijësohet e të kthjellohet politikisht. Ata duhet të jenë të qartë para elektoratit të tyre se cili është vizioni për zgjidhjen e problemeve qytetare e kombëtare, e mos të shëtisin prej opsionit në opsion. Mbi të gjitha t’i lënë inatet politike e të bashkohen në mendime e qëndrime për ta nxjerrë Luginën nga
një kolaps ekonomik e nga një ngërç politik, pasojat e të cilave po i heq populli ishumëvuajtur.
Me këto lëvizje të çakorduara ky lidership, mos ta komprementoj edhe më tej Qeverinë e Kosovës e mos ta iritoj qeverinë e Serbisë, e cila edhe më shumë mund t’i diskriminoj shqiptarët e diskriminuar të Luginës së Preshevës.
(Autori është kryetar i Këshillit lokal të Partisë Liberale Demokratike në Preshevë)
_____________________________________________________________________________________________________________
http://www.dailymotion.com/video/x15six1_tranzit_news
 copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/dacic-liderte-lugines.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Inferioriteti ndaj Serbisë, si "europianizëm"?
Prej "Gjarprit" në Nobël!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration