Politikanë hapni sytë e veshët, Rama thotë: Shkëmbimi i territoreve është marrëzi
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një interviste të realizuar të enjten në “Top Story” ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk ka shkëmbim të territoreve mes Serbisë e Kosovës. Ditë më parë udhëheqësit e Luginës kërkuan bashkim me Kosovën.
Gjatë intervistës në Top Channel, i pyetur nga drejtuesi i emisionit Sokol Balla se parimi i reciprocitetit me veriun e Kosovës dhe Preshevës mund të trajtohet si argument për shkëmbim të territoreve, kryeministri Edi Rama e cilësoi si marrëzi.
“Shkëmbimi i territoreve është një vizion i tejkaluar i një bote të vjetër, që e sheh territorin si identifikimin me vetë kombin dhe që përjashton çdo kombësi tjetër. Kjo është marrëzi sepse Ballkani është kaq i ndërthurur dhe mozaik kompleks saqë t’i hysh kështu me territore s’dihet më se ku del. Një gjë është e sigurtë që nuk del në shekullin e 21, nuk del në Europën e bashkuar, por del shumë mbrapa në kohë”, u shpreh kryeministri shqiptar.
“Shqiptarët në Preshevë, nuk janë një problem, por një plus, nuk janë një e metë, por një vlerë. Janë një arsye shumë e fortë për shkuar në Serbi dhe për të folur me serbët. Nuk mundet dot të ndërtojmë një Ballkan të integruar në BE duke patur dy standarde, fjalë të tjera në Bruksel dhe vepra të tjera pas shpinës së Brukselit. Kjo është ajo që unë besoj. Çfarë mund të presësh nëse njerëzit janë në limitet e mbijetesës?!”, shtoi Rama.
Duke folur për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Luginë ai tha se mjafton të ecësh me makinë dhe të shohësh majtas-djathtas nga Beogradi atje dhe nuk ka nevojë as të pyesësh për të parë çfarë diference ka.
“Është koha për të ndryshuar paqe dhe unë këtë e kam folur drejtpërdrejt me kryeministrin Vuçiç dhe koha do të provojë se sa gjëra do të kthehen në realitet. Ka qenë shumë perceptiv në raport me nevojat e atyre njerëzve”, është shpreh kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në intervistën e tij të parë pas kthimit nga Serbia në Shqipëri.
Ditë me parë, pas qëndrimit të Edi Ramës në Preshevë, dy nga liderët e Luginës ripërsëritën qëndrimin e tyre se nuk do të ndalen deri në bashkim me Kosovën./Titulli.com/
Intervistën e plotë të kryeministrit Edi Rama mund ta lexoni KËTU.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/edi-rama-lideret.jpg): failed to open stream: No such file or directory