Politikanët e Luginës po luajnë lojëra për të mbijetuar në politikë (video)
Lokale

Politikanët e Luginës po luajnë lojëra për të mbijetuar në politikë (video)

22.Feb.2014 23:36
0

Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, Blegzim Kamberi në një emision në televizonin lokal “Aldi” ka folur për gatishmërinë e shtetit shqiptarë për t’i ndihmuar proceset në Luginë dhe ka shtjelluar edhe procesin zgjedhjeve parlamentare në Serbi dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve.

“Është krijuar një konfuzitet tek opinioni i këtushëm për mbështetjen e shtetit amë rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare, ajo cka është e vërtet se shteti shqiptarë i ka dhënë mbështetje këtij procesi me një listë të përbashkët”, deklaroi Kamberi.

Kamberi shtoi se nuk ka vizion politik në Luginë për zgjidhjen e problemeve në këtë rajon tregon vet fakti i  mos unitetit të  faktorit politik për pjesëmarrje dhe bojkot të zgjedhjeve.

belgzim kamberi“Qeveria e shtetit shqiptarë në koordinim me Kosovën dhe faktorin ndërkombëtarë kishte shprehur gatishmërinë për krijimin e një grupi të unitetit dhe patformës politike e cila do të ishte e ngjashme më platformën e fundit prej shtatë pikëve të aprovuar nga spektri politik i Luginës”, theksoi Kamberi.

Sipas tij ideja ishte ishte që të fillohet një proces i bashkëpunimit mes Luginës me Tiranën dhe Pishtinën mirëpo rasti i fundit me zgjedhjet tregon se nuk jemi në një binar me politikën shqiptare në rajon.

Kamberi ka folur edhe për shumë çështje që brengosin qytetarët në Luginë, përveç tjerash  lapidari dhe marrja e gjykatave brenda një viti.

Ai ka komentuar edhe rivalitetin mes subjekteve politike në Luginë  të cilin e ka vlerësuar jo shumë të drejtë  sepse të gjitha kalkulimet mes tyre tregojnë se ata kanë një qëllim të përbashkët që të mbijetojnë në politikë./Titulli.com/

Shqiptarët po rikthehen në Medvegjë? (video)
PVD në fazën e fundit të mbledhjes së nënshkrimeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration