Politikanët e Luginës mendojnë vetëm për vete!
Lokale

Politikanët e Luginës mendojnë vetëm për vete!

26.Nov.2012 23:53
0
Nuk ka shqiptarë nga Lugina që nuk ka dëshirë që të përjetojë shënimin e 28 nëntorit në Vlorë e Tiranë, mirëpo deri më sot asnjë nga udhëheqësit e institucioneve dhe subjekteve politike nuk ka menduar për ta Kur kanë mbetur më pak se 48 orë deri në shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nuk ka asnjë organizim për ti dërguar të paktën disa qytetarë nga Lugina për në Vlorë e Tiranë për të përjetuar këtë jubile historikë. Organizimet e vetme që i kanë bërë politikanët janë për vete, se si të shkojnë sa më shpejtë në Tiranë e në Vlorë. Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa vetëm se po qëndron në Tiranë, kurse nesër do të udhëtojnë edhe zyrtarë të tjerë, si deputeti Riza Halimi, kryetari i KKSH-së Galip Beqiri, pothuajse të gjithë drejtuesit e subjekteve politike nga Presheva e Bujanoci, ndërsa pas përfundimit të nesërm të manifestimit qendrorë në Bujanoc, edhe kryetari Nagip Arifi do të jetë në Tiranë e Vlorë. Këta udhëheqës nuk menduan për qytetarët e tyre që të paktën të organizonin disa autobusë për ti mundësuar udhëtimin falas për në shtetin amë në këtë përvjetorë, ndërsa kur vie koha e zgjedhjeve, për ti marrë votën qytetarëve organizojnë autobuse, bile edhe taksi deri në shtëpi. A menduan politikanët edhe kësaj here vetëm për vehte? Kjo gjeneratë nuk mund të përjetojë një jubile të dytë, mirëpo shumica në dashtë Zoti do të jenë në këtë jetë kur do ti organizohen autobusë por jo për në Tiranë e Vlorë, por për ti sjell në vendlindje me propagandë “ju thërret Lugina”, për ti marrë votën. Ah se desh harruam, politikanë ju bëftë mirë torta shtatë tonësh që kushtoi një milionë euro!/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/politikanet.jpg): failed to open stream: No such file or directory
“Sami Frashri” në Lluçan, shënon 100 vjetorin e Pavarësisë
Ngriten akuza penale për shkak të lapidarit në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration