Policia tek Dheu i Bardhë konfiskon një shtetasi të Serbisë afër 7 milionë dinarë dhe mbi 35 mijë dollarë (foto)
Policia Kufitare tek Dheu i Bardhë, ka konfiskuar në veturën e një shtetasi të Republikës së Serbisë, 35600 dollarë amerikanë dhe 6.653.590 dinarë serbë, shkruan Metro.
Sipas njoftimit për media, zyrtarët e Policisë Kufitare në Kaçanik/ Stacioni Policor për Kontroll Kufitar – Dheu i Bardhë, në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Republikës së Serbisë, me datën 23/03/2022, në orën 20:20, sipas analizës së riskut dhe informatave, kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit drejtuesin e automjetit ‘audi’ me inicialet N.A., (1961), mashkull me shtetësi të Serbisë.
“Gjatë kontrollit më të detajuar, në vijë të dytë të kontrollit, në brendi të automjetit, të fshehura dhe të maskuara janë zbuluar dy qese të najlonit. Gjatë procedurave të tjera të kontrollit, janë zbuluar 35600 USD (tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind dollarë amerikanë) dhe 6.653.590 RSD (gjashtë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e pesëqind e nëntëdhjetë dinarë serbë)”, thuhet në njoftim e policisë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/FC04F4F-DC43-4441-A63B-BDC83689DA71.jpeg): failed to open stream: No such file or directory