Policia në Nish arreston të dyshuarin A.I për 332 kilogramë marihuanë
Policia në Nish ka konfiskuar 332 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar AI (1992) nga rrethina e Preshevës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB), transmeton Titulli.com.
Policia ka ndaluar në Nish një kamion ‘Mercedes’ me rimorkio, të cilin e drejtonte i dyshuari A.I., dhe në rimorkio të kamionit gjetën disa kuti kartoni me 332 kilogramë marijuanë”, ka njoftuar MPB-ja.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të paraqitet para prokurorit të lartë publik në Nish.
Në aksion në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Kriminale kanë marrë pjesë pjesëtarë të policisë së Nishit, ndërsa A.I. është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike të Nishit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/reshevar-nish-marihuan.jpg): failed to open stream: No such file or directory