Policia lokale liron hapësirën gjelbëruese të zaptuar nga kafiteria në sheshin e Bujanocit
Lokale

Policia lokale liron hapësirën gjelbëruese të zaptuar nga kafiteria në sheshin e Bujanocit

26.Jun.2018 10:50
0
Në një aksion të përbashkët të policisë lokale, inspektorëve komunal të komunës së Bujanocit dhe makinerisë së ndërmarrjes "Komunali" është larguar terrasa e vendosur në hapësirën gjelbëruese të njërës nga kafiteritë në sheshin e qytetit.

Pronari i kësaj kafiterie, Reshat Ajdini pronar deklaroi se largimi i dhunshëm i terrasës së kafiterisë së tij është bërë edhe pse ai ka komunikuar me përfaqësuesit e urbanizimit, shkruan Titulli.com.

“Nuk jam i vetmi uzurpator në sheshin e Bujanocit ka edhe uzurpatorë të tjerë por largimi i dhunshëm po bëhet tek ne. Kryeshefi i urbanizmit, Amir Xhaferi na kanë thënë të vendosim terrasën dhe se nuk mundet askush të na e largoj kurse sot po bëhet largimi e që kjo është thikë pas shpine”, u shpreh i mllfesour Ajdini.

Ai theksoi se ka kërkuar leje nga organet komunale për përdorimin e hapësirës gjelbëruese si pjesë e terrasës së kafiterisë mirëpo nuk kishte marrë përgjigje.

Kryeshefi i departamentit të inspeksionit komunal Agim Rashiti, kishte njoftuar pronarin e kafiterisë para 1 jave se ekzekutimi është planifikuar për 26 Qershor me ndihmën e policisë dhe mekanizmit të “Komunalisë”. 

Redaksia e Titulli.com kishte shkruar për zaptimin e hapësirave gjelbëruese në sheshin e qytetit dhe komuna ka reaguar sipas rregullave për përdorimin e terraseve në hapësirat publike.

Pronari i kafiterisë tjetër që kishte zaptuar hapësirën gjelbëruese në sheshin e qytetit kishte liruar vetë atë hapësirë duke larguar terrasën e improvizuar./Titulli.com/

 

Zaptohen hapësirat gjelbëruese të sheshit në Bujanoc, komuna të reagojë?

 

Largimi i dhunshëm i teraseve në sheshin e Bujanocit bëhet javën e ardhshme

 

Punimet e rrugës Nesalcë-Letovicë, diskutohen në kuvendin komunal në Bujanoc
Konfiskohen cigare në Lluçan të Bujanocit me vlerë prej 1 milion dinarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration