Lokale
"Po dëgjoni radio Preshevën"
Protesta më qesharake e organizuar ndonjëherë. Liderucat mbanin duart mbi organet gjenitale, sikurse futbollistët gjatë goditjes së lirë, ndërsa mbrapa hoxhallarët po bënin roje në shenjë të “ qilimes” së sotme.
Shkruan: Jeton Ismaili
Në vend të ndonjë fjalimi politik, apo paraqitjes të ndonjë lideri, protesta në Preshevë filloi me leximin e lajmeve nga dy moderatore të Rtv Presheva. Nisja e kësaj mbledhie vonoi për më tepër se dyzet minuta. Shkak për këtë ishte mos koordinimi i Deklaratës e cila do duhej lexuar para protestuesve, gjë që për pak sa nuk solli edhe konfrontimin fizik midis politikanëve dhe shoqatave të dalë nga lufta. Shkaku tjetër i vonesës ishte mosprania e zërimit.
Si pasojë e vonesës, disa pleq që sapo kishin kryer lutjet në namazin e drekës, në xhaminë e afërt, u deshë të prishin abdesin e tyre dhe të urinojnë mbrapa ndërtesës së komunës. Të tjerët ishin në dilemë se a është organizuar një apo dy protesta.
Organizatat joqeveritare ishin më të kujdesshme. Ato kishin bërë gati zërimin dhe protesta e tyre përmbante edhe pankarta me mbishkrime kundër politikanëve vendor. Me një fjalë ishin shumë në epërsi sesa protesta e organizuar nga politikanët.
Më në fund, zbresin edhe “ liderët “, të cilët qëndruan për minuta të tërë me duartë e vëna mbi elementet gjenitale, sikurse futbollistët kur ndërtojnë murin e gjallë gjatë goditjeve së dënimit.
Prapa liderëve qëndronin hoxhallarët dhe gjithçka ngjante në qilime. Heshtja e krijuar të linte përshtypjen se vetëm duhej të bëhej amini.
Pas dhënies së lajmeve nga moderatoret fillon të lexohej edhe një deklaratë e përssëritur shumë herë deri më tash dërguar faktorit vendor e ndërkombëtarë. Me një fjalë një deklaratë bajate si të gjitha deri më tash.
Por protesta mori kahjen tjetër pikërisht në momentin kur duhej të kryhej. Në vend të shpërndarjes së masës filloj fjalimi me megafon nga protesta tjetër nga OJQ-të.
Kjo trembi “ liderët “ të cilët u futën në birucë të komunës sikurse kur dikë e kap nevoja e jashqitjes së madhe.
Me pak fjalë kjo ishte protesta, apo thënë më mirë dy protesta. Kurrë më parë nuk kishte organizim më të keq se ky. Liderët në rolin e filmave vizatimorë, të organizuar keq, në prapavij me hoxhallarët që mesi presin “ të vdes “ dikush dhe të këndojnë një mevlud apo një qilime.
Këtë marifetllëk e kuptuan edhe gazetarët vendor dhe ata të huaj. Ata ishin pjesë e cirkut “ patriotik “ alla-shqiptarçe.
Është për keqardhje se si në grackat e “patriotëve “ të pushtetit lokal të Preshevës u involvuan edhe krerët institucional dhe politik të Bujanocit. Politikanët bujanocas nuk është dashur të jenë pjesë e “ unitetit patriotik shqiptarë “ për nevojat e politikës lokale në Preshevë.
Në fund, të fundit, derti i çështjes Lapidari duhet mbetur i atyre që trumbetuan dhe që flisnin në emër të popullit se do ta mbrojnë me gjitha mjetet.
(Autori është drejtor i RTV Spektrit në Bujanoc, qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/protesta-presheve12.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!