Pllaka e UÇPMB-së në Preshevë u gdhendë nga një serb
Lokale

Pllaka e UÇPMB-së në Preshevë u gdhendë nga një serb

15.Jan.2013 16:58
0
Pronari i firmës “Illiq” nga Vllasotinca në afërsi të Leskocit ka bërë gdhendjen e pllakës përkujtimore me 27 emrat e Dëshmorëve të UÇPMB-së e vendosur në sheshin e Preshevës. Sasha Illiq thotë se ai vetëm ka bërë punën e tij dhe se nuk ka ditur se ku do të vendoset pllaka përkujtimore e UÇPMB-së. “Një person nga rrethi Preshevës që ishte gurprerës erdhi tek unë dhe më dha pllakën për të shkruar emrat e njerëzve dhe vitin e lindjes dhe të rënies. Nuk e kam ditur se ku do të vendosej, përndryshe nuk do të kisha pranuar për ta punuar”, ka thënë Illiq për OK radio. “I bie që unë jam tradhtar i kombit, a në të vërtetë vetëm se kamë kryer punën profesionale. Tek ne vinë klientë të ndryshëm dhe kërkojnë lloj lloj simbole që të gdhendim në gurë”, ka shtuar punuesi i pllakës përkujtimore të UÇPMB-së, transmeton Titulli. Ai ka thënë se edhe emblemën e UÇPMB-së e ka shikuar si çdo simbol tjetër dhe e ka kryer punën ashtu edhe siç i është thënë, duke shtuar se punën që ai e ka kryer nuk ka kushtuar shumë. “Nuk më kujtohet se sa ka kushtuar saktësisht, por mund të ketë kushtuar rreth 100 euro. Ajo që po flitet se përmendorja vlen tre milionë dhe se gdhendja kushton më së shtrenjti është një gënjeshtër, këtë duhet ta vërtetojnë edhe ata që kanë paguar dhe që e kanë organizuar të gjithë këtë”, ka thënë Illiq. Gurgdhendësi ka thënë se punon me shumë gurprerës dhe se nuk dëshiron që në fund ai të dalë një kriminel, pasi që sipas tij nuk ka qenë ky qëllimi. “Me rregull i paguajë taksat shtetit, mbajë një kompani legale dhe nuk kam brejtje  të ndërgjegjes”, thotë Illiq. Sipas Ok radio i tërë konstruksioni i përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së është punuar nga ndërmarrja “Keramika”, nga fshati Corroticë i Preshevës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/pllaka-perkujtimore-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ibishi: Do ta kundërshtojmë Daçiqin, mund të ketë viktima
Të hiqet edhe përmendorja e xhandarëve serbë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration