
Plani shtatë pikësh për Luginën, Hill dhe shefi i OSBE-së i shkojnë në zyrë kryeministres serbe
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe shefi i Zyrës së OSBE-së atje, Ian Brathu, kanë takuar kryeministren serbe, Ana Brnabic, të premten, me të cilën kanë diskutuar për progresin sa i përket implementimit të Planit 7 pikësh të Qeverisë së Serbisë që lidhet me Luginën e Preshevës.
Nga OSBE në Beograd potencojnë se do të vazhdojnë të punojnë në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Serbisë në përkrahje të integrimit dhe përfshirjes së minoriteteve kombëtare në Serbi.