Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë përmes pikës kufitare në Konçul
Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk është lejuar të hyjë sot në Kosovë përmes pikës kufitare në Konçul.
Petkoviqi ka fajësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, që sipas tij në mënyrë arbitrare ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë, transmeton Zeri.info.
Ai ka thënë se me ndalimin e hyrjes në Kosovë Kurti po shkel të gjitha marrëveshjet, veçanërisht Marrëveshjen për vizitat zyrtare.
Ai shtoi se për anulimin e vizitës ka njoftuar të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, përfaqësuesit e BE-së dhe shtetet e QUINT-it.
“Më janë përgjigjur se kjo është shkelje e qartë e marrëveshjes, por edhe se bëhet fjalë për një lloj gabimi teknik, për këtë arsye nuk kam mundur të hyj sot në zonën e Kosovës dhe Metohisë. Dhe është vërtet e çuditshme se si gjithmonë bëhet fjalë për ndonjë gabim teknik kur bëhet fjalë për serbët dhe përfaqësuesit e Beogradit, prandaj dërgova një njoftim të ri dhe nesër në të njëjtën kohë do të jem këtu në Konçul për të parë nëse është gabim i ri teknik ose arbitrariteti i Albin Kurtit i cili dëshiron të prishë të gjitha marrëveshjet dhe normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin”, tha Petkoviqi për mediat serbe.
Petkoviqi ka theksuar se kjo është hera e shtatë radhazi që atij i ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës, edhe pse vizita ishte paralajmëruar me rregull.
Siç tha ai, nëse Kurti e trajton kështu negociatorin kryesor në dialog, është e qartë se si e trajton popullin serb në Kosovë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/etkovic.jpg): failed to open stream: No such file or directory